Social Icons

Pages

mercoledì 19 giugno 2013

William dhe Kate, detajet e lindjes mbretërore

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, pritet të lindë fëmijën e saj të parë, në të njëjtin maternitet ku edhe Diana lindi bashkëshortin e saj, Princin Harry. 

Ndonëse në muajin e tetë të shtatzanisë, Princesha ka përcaktuar të gjithë detajet rreth lindjes që pritet të ndodhë në mesin e muajit korrik.

Fëmija mbrëtëror do të lindë në St. Mary Hospital të Paddingtonit, ndërsa gjinia e foshnjes nuk i është thënë ende prindërve, pasi ata duan që të mbetet një surprizë për në momentin e lindjes.

Pavarësisht se të gjitha detajet e lindjes janë gati, nuk dihet nëse Princi William do të asistojë Kate në momentin vendimtar, pasi mund të jetë në detyrë me Forcat Ajrore në Anglesey.

Për pretendentin e dytë në radhë të fronit mbretëror, Princin William, nuk do të ketë asnjë trajtim të veçantë, ndërsa leja pas lindjes së të birit ose bijës, që do të shndërrohet në pretendentin e  parë të fronin pas William, do të jetë dy javë, aq saç e përcakton ligji për të gjithë baballarët e tjerë në Britaninë e Madhe

Nessun commento:

Posta un commento