Social Icons

Pages

martedì 18 giugno 2013

K. Konfederatave, Nigeria shkatërron Tahitin

istoria e Tahitit që vjen në Kupën e Konfederatave është ajo e një hirusheje të vërtetë, por jo paraqitja e tyre në këtë kompeticion ku guri i parë i themelit është një disfatë tenistike në shifrat 6-1 përballë një Nigerie të paraqitur me vonesë në kompeticion. Për kampionët e Oqeanisë, të  Jan  
Jan etiketuar si luftëtarët e hekurt, skuadër ku i vetmi futbollsit profesionist është Vahirua ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga diletantë që punojnë në profesione të tjera.
Në fakt në fushë nuk kishte fare histori. Pasi takimi mori drejtim që në minutën e 5 kur Elderspon zhbllokoi rezultatin me një të majtë nga jashtë zone, ekzaktësisht pesë minuta më pas ishte Namdi Oduamadi që me të djathtën e tij nga qendra e zonës tregoi se skenari do të ishte i vështirë për djemtë e trajnerit Edi Etaeta, ndërsa në të 26 ishte sërish Ofduamadi që çoi rezultatin në 3-0. Pjesa e parë mund të ishte më e thellë por Nigerianët e kthyen në një stërvitore duke shpërdoruar dhe raste si ai i Sunday Mba në të 39-ën ndërsa e dyta nisi me golin surprizë të Tahitit. Minuta e 54 dhe autor Xhonathan Tehau është janë të dhënat e golit të parë të Tahitit në një kompeticion të tillë e për të kuptuar se çdo me thënë mjafton të shoshësh festimin e tyre tek lundrojnë me barkën e ëndrrave edhe pse në disavantazh.
Gjithsesi për ëndrra nuk ka vend dhe aq shumë as për Tahitin e as për Tehau pasi autorit i golit shënon një tjetër here, këtë rradhë në portën e tij me një devijim të pafat për ta cuar rezultatin në 4-1 për Nigerinë në minutën e 68. 7 minutra më vonë Oduamadi gjen kohën që të firmosë tregolëshin e tij personal pas një asisti të Ideje Brown, ndërsa goli që vulos shifrat përfundimtare vjen dhjetë minuta para fundit nga Elderson. 6-1 për Nigerinë në një ndeshje ku shqiponjat patën fatin të përballeshin me një kundërshtar që mund t’ju lejonte makiazhin e problemeve. Për Tahitin, kundërshtari i rradhës është Spanja…

Nessun commento:

Posta un commento