Social Icons

Pages

domenica 16 giugno 2013

Afërdita Dreshaj ngre sërish pluhur për Di Caprion

Deri tani, versioni i saktë i biondinës, e cila ishte apo jo në ballkonin e vilës private me aktorin e famshëm Leonardo di Caprio, nuk dihet. Por bukuroshja Afërdita Dreshaj, e cila në atë kohë mori gjithë vëmendjen e duhur, sikur ia kishte qejfi ta pohonte, ashtu siç në fakt bëri, megjithëse kishte lloj-lloj hamendjesh. Këtë herë vajza modele ka udhëtuar për në Turqi, ku së bashku me një staf nga Kosova, me grimierë dhe fotografin Veton Omsani, kanë realizuar disa foto për firmën e njohur turke “Tarik Ediz”. Por Afërdita këtu thuhet se sa herë shkon, pritet mirë, ndërsa në mediat turke ka treguar se mund ta vizitojë vendin e tyre së bashku me të dashurin e saj, Leonardo di Caprio, duke risjellë në kujtesë edhe një herë atë pikëpyetjen e madhe nëse ishte apo jo biondina në ballkonin e aktorit. PanoramaPlus

Nessun commento:

Posta un commento