Social Icons

Pages

venerdì 14 giugno 2013

Justin Bieber në orbitën e Tokës

Për të gjithë ata që nuk e kanë qejf këngëtarin kanadez Justin Bieber, vjen një lajm i mirë, në 2014-n ai nuk do të jetë më midis banorëve të këtij planeti, por vetëm për disa orë. Ishte vetë stafi i këngëtarit, ai që konfirmoi se 19-vjeçari ka paguar një shumë prej 250 mijë dollarësh, për të qenë pjesë e projektit hapësinor të Richard Branson, i cili po ndërton një aeroplan, ku janë bashkuar konceptet e anijes kozmike, në gjendje për të flutuar në prag të hapësirës.
Programi, i cili pritet të nisë nga puna në vitin e ardhshëm, pritet që t’i ofrojë klientëve udhëtime përrallore në orbitën e Tokës, për bileta që do të variojnë nga 250 mijë deri në një milionë dollarë personi.
Ashton Kutcher dhe Leonardo di Caprio gjithashtu kanë prenotuar vendin e tyre, kur projekti të bëhet funksional, ndërsa interesim ka shfaqur edhe Angelina Jolie, Beyonce e Jay Z.
Nën drejtimin e Branson, është drejt përfundimit modeli i avionit, në gjendje që të fluturojë deri në stratosferë, deri pranë orbitës hapësinore të Tokës.
Udhëtimi, do të jetë në gjendje t’i ofrojë pasagjerëve përvojën e mungesës totale të peshës, përgjatë disa minutave në kulmin e ngjitjes së tij.

Nessun commento:

Posta un commento