Social Icons

Pages

lunedì 17 giugno 2013

Sheila publikon klipin e parë dhe shfaq anën e saj agresive

Sheila publikon klipin e parë dhe shfaq anën e saj agresive
Fituesja e parë e “X Factor Albania” 1, Sheila Haxhiraj, sapo ka publikuar klipin e saj të parë “Veç fillimi”, ku shfaqet pa kaçurrelat e zeza që e identifikojnë, ndërkohë që ka realizuar një set të veçantë fotografish, ku shfaqet agresive. Duket se këngëtarja e re ka lënë mënjanë profilin e vajzës delikate, ashtu siç u prezantua në “X Factor”, pasi ndihet më mirë si femër e egër, e veshur me lëkurë të zezë, geta rrjetë dhe shpesh duke tymosur cigare. Para disa muajsh, ajo realizoi një set tjetër fotografish ku shfaqej me puro në dorë. Nuk është rastësi kjo prirje e saj për t’u shfaqur e guximshme, pasi 18-vjeçarja e ka pohuar që rryma muzikore që ajo preferon është pikërisht R&B. Pasi fitoi kupën e “X Factor”, Sheila deklaroi se ishte duke punuar për daljen e saj të parë, që është pikërisht ky klip, një këngë e kompozuar nga muzikanti i ri Mario, i njohur si Big Boss.

Nessun commento:

Posta un commento