Social Icons

Pages

venerdì 14 giugno 2013

Joana flet e zhgenjyer për Anaidin

Joana, banorja e edicionit të porsapërfunduar të “Big Brother” është shprehur e zhgënjyer me fituesin e spektaklit, Anaidin, me të cilin krijoi lidhje brenda shtëpisë.
Derisa Joana priste që të jetonte lidhjen e saj të dashurisë jashtë shtëpisë së vëzhguar, Anaidi, sapo doli si fitues i këtij edicioni dha deklaratën shokuese të ndarjes. Kjo ka lënë të zhgënjyer Joanën, e cila besonte se lidhja e tyre brenda shtëpisë ishte reale.
“Unë mendoj që marrëdhënia jonë brenda shtëpisë ishte reale dhe ai ka qenë i sinqertë. Unë kështu e kam ndjerë. Ose është super i aftë për ta mbuluar hipokrizinë e tij, se s’ka mundësi. Dukej shumë i sinqertë”.
“A do t’i flas? Jo, nuk e kam në plan. E tregoi veten. Nuk kam pse të flas më me të. Anaidi bëri një deklaratë shumë të shëmtuar dhe unë ndaj nuk shkova në ‘Fun Club’, që ta lija të shprehej lirshëm, e t’i thoshte të gjitha ç’kishte për të thënë”, ka thënë Joana gjatë një interviste për Gazeta Shqiptare.

Nessun commento:

Posta un commento