Social Icons

Pages

lunedì 17 giugno 2013

Granit Xhaka dhe Gjira, jetë nate në Prishtinë

Granit Xhaka dhe Gjira, jetë nate në Prishtinë
Futbollisti i njohur shqiptar, i cili luan në radhët e kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, ka vizituar këto ditë Kosovën, ku ka dalë të frekuentojë jetën e natës në Prishtinë. Dëshmitarët tregojnë se ai ka qenë në një nga klubet më të njohura në Prishtinë në “Maroon”, në shoqërinë e këngëtares Gjira Kajtazi, ku janë argëtuar mjaft. Nuk është hera e parë që futbollisti simpatik shihet pranë këngëtares tërheqëse, e cila kishte ardhur në Prishtinë këto ditë për një këngë të re. Madje, disa zëra tregojnë se ekziston edhe një simpati mes tyre, ndërsa disa të tjerë thonë se Gjira është shkaku i takimit të Xhakës dhe këngëtares Argjentina Ramosaj. Por, kur të kemi fakte më të sakta për këtë informacion të dytë, do t’ju tregojmë në detaje.

Nessun commento:

Posta un commento