Social Icons

Pages

martedì 18 giugno 2013

Hunziker, pushime dhe përkëdhelje


Michelle Hunziker do të bëhet nënë për herë të dytë në vjeshtë të këtij viti, por ndërkohë verën po e kalon në plazh, nën përkëdheljet e partnerit të saj Tommaso Trussardi. 

Showgirl zvicerane po kalon ditë të bukura nën shoqërinë e Tommaso-s dhe miqve të tjerë, ndërsa është fotografuar edhe me qenushen e saj të vogël Lily.

Nëse bebja është djalë, atëherë ai do të quhet Nicola, në nder të babait të Tommaso-s, i cili ndërroi jetë në vitin 1999.

Michelle është nënë edhe e Aurorës, vajzës që erdhi në jetë gjatë martesës që ajo pati me këngëtarin e famshëm italian, Eros Ramazzotti 

Nessun commento:

Posta un commento