Social Icons

Pages

venerdì 14 giugno 2013

Meshkujt? Kjo është mosha e vërtetë kur arrijnë pjekurinë

Tetë në dhjetë gra janë të bindura se që meshkujt  të rriten është e pamundur, ose gati e pamundur.
Ata luajnë me videolojëra, hanë shpifësira në dy të natës, tregojnë barcaleta pa kripë, nuk dinë të gatuajnë asnjë vezë, të gjitha këto sinjale të pagabueshme papjekurie, që në shumë raste zgjat deri në moshën 40 vjeçare.
Adoleshenti gjendet tek çdo burrë, është gjithnjë aty dhe për këtë arsye nje kanali televiziv ka kryer një sondazh, ku konfirmohet kjo që thamë më sipër.
Sipas sondazhit meshkujt e arrijnë pjekurinë, ose moshën e arsyes, shumë, po shumë më vonë se femrat, pjekuri që shpesh herë zgjat të vijë deri kur mashkulli shkon 43 vjeç.
Disa pak vite më para, pse jo edhe ca vite më vonë, raste ka plot, por një gjë është e sigurt, shumica dërrmuese, pa kaluar të dyzetat, harrojeni se kanë kapur pjekurinë. 

Nessun commento:

Posta un commento