Social Icons

Pages

martedì 18 giugno 2013

Politika, jashte planeve te Elhaides

Shqiptarja Elhaida Dani pas triumfit në “The Voice of Italy” nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediat shqiptare pasi ndalohet nga produksioni i RAI-t.
Por këngëtarja ka zgjedhur Facebook të falenderojë shqiptarët për besimin tek ajo madje shprehet e kënaqur që ka marrë urime nga persona që nuk e mendonte kurrë se do e telefononin.
“Faleminderit ! Faleminderit me zemer per çdo urim dhe mbeshtetje nga fillimi e deri tani…Po kaloj disa momente shume te bukura , kam marre urime nga njerez qe nuk mendoja ndonjehere me te cilet do të kisha mundësinë të komunikoja. Ashtu siç falenderova Italinë të enjten që besoi në mua , ashtu falenderova dhe Shqiperine time në shqip ”Faleminderit”. Faleminderit dhe nje here dhe me falni shume qe nuk kam arritur te kthej pergjigje te gjitheve. Nje perqafim te sinqerte Elhaida”, ka shkruar Dani në rrjetin social Facebook.
Më tej, Elhaida shkruan një sqarim mbi politikanët shqiptarë, duke theksuar se veç mirënjohjes për ta nuk do të ketë asnjë lidhje politike.
“Gjithashtu doja te shtoja se pres me shum dashamiresi dhe perulesi cdo Urim dhe nga politikanet tane, dhe do thoja qe jam e nderuar qe kam shkembyer mesazhe dhe urime me to , por pavaresisht kesaj une jam nje kengetare dhe artiste dhe pervec mirenjohjes nuk do kem asnje lidhje politike”.

Nessun commento:

Posta un commento