Social Icons

Pages

martedì 18 giugno 2013

India thyen tabunë

Një gjykatë indiane ka vendosur se një çift që kryen marrëdhënie sekusale ka të njëjtat të drejta me një burrë dhe një grua zyrtarisht të martuar. Vendimi revolucionar pranon për herë të parë seksin paramartesor, një koncept që është ende një tabu në Indi. 

Sipas së përditshmes “The Hindu”, Gjykata e Lartë e shtetit indian Tamil Nadu ka deklaruar se një beqar që ka arritur moshën 21-vjeçare dhe një femër në moshën 18-vjeçare kanë të gjitha liritë të garantuara me Kushtetutë dhe nëse vendosin të kryejnë raporte seksuale duhet të konsiderohen njësoj si burrë e grua.

Fare papritur, gjyqtarët kanë shtuar se, ndërrimi i unazave apo regjistrimi i bashkimit është vetëm për të plotësuar një kriter fetar ose një traditë sociale.

Gjykata ishte mbledhur për t’u prononcuar lidhur me apelin e një gruaje, që kërkonte mbajtjen e kujdestarisë për dy fëmijët pas ndarjes nga partneri.

Shumica e martesave në Indi bëhen me mblesëri, në bazë të rregullave të vjetra fetare sociale, por në metropolet e shtetit aziatik është gjithmonë e në rritje bashkëjetesa mes partnerëve.

Nessun commento:

Posta un commento