Social Icons

Pages

venerdì 14 giugno 2013

Arian Çani flet pas videos tallëse ndaj tij

Prej një jave në Youtube e thuajse në të gjitha rrjetet sociale qarkullon një video e gazetarit të Zonë e Lirë me titullin, “Arian Çani nga Zonë e Lirë bie në siklet me gazetarin”. Video nis me fjalët se kjo është intervista më e shkurtër që është bërë ndonjëherë dhe më pas shihet aktori i humorit, Blerim Peci i cili pasi bën një përshkrim të jetës profesionale të Çanit si gazetar dhe pasi lançon se në intervistë do të zbulojnë sekretin e suksesit të Zonë e Lirë , i drejton fjalinë “Zoti Arjan Çani faleminderit që gjetët kohën për ne”, ndërsa Çani i përgjigjet “Ju faleminderit juve që më erdhët” dhe më pas nuk shfaqet asnjë intervistë, vetëm kamerat që tregojnë një përshëndetje dhe grupin e xhirimit që largohet.
Në videon, thuhet se kjo video i është bërë enkas Çanit pasi ai disa herë ka refuzuar t’i japë intervistë Blerimit me justifikimin se nuk ka kohë. Në këtë mënyrë, sipas po produksionit të këtij shou Blerimi është hakmarrë duke i thënë me anë të kësaj videoje të shfaqur se as ai nuk ka kohë të tepërt për intervista. Kjo video është komentuar shumë në të gjitha rrjetet ku është shfaqur dhe komentet kanë qenë të shumta. Ka pasur nga ata të cilët e kanë quajtur montazh dhe se moderatori i Zonë e Lirë e ka bërë vetë për publicitet dhe se është në natyrën e tij të bëjë shaka të tilla.
Deri tani video ka arritur një shikueshmëri prej më shumë se 163 mijë klikimesh, ndërkohë që është transmetuar edhe në televizionin kosovar RTK. Por kjo histori ka dy anë të medaljes, nga njëra anë atë që lançohet nga Blerimi se është origjinale dhe nga ana tjetër vetë Arjan Çani që pohon për gazetën shqiptarja, se e ka dhënë intervistën por ajo është hequr. Madje Çani me çudi është shprehur, “pse nuk dallohet që është montazh?!”. Video që po transmetohet dhe që po qarkullon gjithandej është montazh. Gazetari i RTK-së ka ardhur dhe më ka marrë intervistë dhe pjesa që qarkullon në youtube dhe në rrjetet sociale është e montuar.
Intervista ime është hequr. “Pse nuk duket qartë që është montazh?” ka thënë Çani ndërsa i pyetur për arsyet se përse ia ka bërë këtë gjë Blerim Peci, Çani është shprehur: “Motra e tij ka qenë mikesha ime para pak kohësh. Besoj e ka bërë nga xhelozia për motrën, sepse nuk shoh arsye tjetë”. Ndërsa nga ana e ideatorit të kësaj viedoje kemi mundur vetëm të mësojmë se kjo ka qenë një shaka ndaj gazetarit Çani.

Nessun commento:

Posta un commento