Social Icons

Pages

domenica 16 giugno 2013

Nora më e shtrenjtë se Rihanna

Shkrimet se Nora kopjon Rihannan deri në detaj, nuk ishin të kota. E kjo gjë u pa mjaft mirë edhe në ‘Video Fest 2013’. Këngëtarja nga Prishtina kishte veshur një palë sandale ngjyrë ari të cilat besohet se e bënin më të veçantë.
E ndonëse nuk tregoi çmimin, Nora la të kuptohet vlera e tyre përmes firmës që ato mbanin. Tom Ford është firma që ajo mbante në këmbët e saj, ndërsa vlera e sandaleve është 3,850 $.
Por ajo që na befasoi është fakti se sandale të ngjashme ka pasur veshur edhe Rihanna. Por prapë nuk është befasia për ngjashmërinë e sandaleve të dy këngëtareve, por tek çmimi i cili i dallon.
Edhe Rihanna ishte e mbathur me Tom Ford, por me pak ndryshim tek sandalet e saj. Çmimi i tyre është 1,615 $. Dhe me një llogaritje të thjesht i bie që Nora mbetet për 2,235 $ më e shtrenjtë se ylli hollivudian.

Nessun commento:

Posta un commento