Social Icons

Pages

martedì 25 giugno 2013

Joana harron Anaidin, lidhet me Metin e ‘BB5’

TIRANE - Një nga banoret më të diskutuara të edicionit të fundit të “Big Brother”, ka surprizuar me një tjetër lajm. Së fundmi ajo është parë të shoqërohet me një nga djemtë më të bukur të edicionit. Joana është lidhur me Metin.
Miq të Joanës na kanë konfirmuar se Meti ka udhëtuar nga Prishtina enkas për të kaluar ditët pranë saj. Çifti më i ri i showbiz-it është fotografuar i përqafuar në pishina. Miq të Joanës na kanë rrëfyer se ata janë në hapat e parë të lidhjes së tyre, dhe po krijojnë një marrëdhënie shumë të bukur me njëri-tjetrin. Shkes për këtë njohje midis të dyve është bërë një tjetër ish-banore e “Big Brother”. Klaudia që është edhe shoqe e Joanës i ka prezantuar dy të rinjtë dhe duket se ata janë pëlqyer menjëherë.
Meti mbahet mend për qetësinë dhe pamjen e tij. Djaloshi tashmë punon si model dhe me siguri duhet ta ketë pëlqyer dhe “zgjedhur” Joanën gjatë kohës që ajo ishte brenda shtëpisë së famshme duke qenë se ka udhëtuar nga Prishtina enkas për të. Kështu Joana ka lënë pas lidhjen e shumëpërfolur me Anaidin. Ajo e ka harruar lidhjen, ndarjen dhe komentet e shëmtuara që pasuan. Joana shfaqet e lumtur në krahët e Metit, dhe lidhja e tyre duket shumë premtuese.

Nessun commento:

Posta un commento