Social Icons

Pages

domenica 16 giugno 2013

Rezarta Shkurta: Dafina Zeqiri më e talentuar se Rita Ora

Po shijon periudhën e shtatzënisë, por herë pas here nuk harron të përshëndesë e të ndajë opinione me fansat e saj në profilin e Facebook. Po flasim për këngëtaren Rezarta Shkurta, e cila këto kohë duket se është më e dedikuar ndaj vetes, bashkëshortit dhe pasionit të saj për muzikën, duke mos lënë pas dore edhe azhornimin mbi lançimet e këngëve dhe klipeve të reja të kolegëve.

Kështu,  këngëtarja ka bërë atë që jo shumë artistë e bëjnë në mënyrë publike. Pasi ka shijuar këngën më të fundit të Dafina Zeqiri, e ka postuar atë në wall-in privat, duke e komentuar si shumë të talentuar, madje edhe më shumë sesa Rita Ora. “Jam koshiente se këtë që do të them, rrallë e pranon një kolege për kolegen në Shqipëri, por unë me kënaqësinë më të madhe do ta them: Personalisht për mua si artiste, Dafina është super e talentuar dhe më e mira përsa i përket muzikës moderne. Nuk ka asgjë më shumë Rita Ora, përveç se pati fat që nuk u lançua në Shqipëri”. Kështu e ka komentuar Rezarta Shkurta talentin e Dafinës, duke nënkuptuar simpatinë për hitet e lançuara deri më tani nga Zeqiri.

Nessun commento:

Posta un commento