Social Icons

Pages

martedì 18 giugno 2013

Beyonce e lumtur dhe e qetë krah Jay-Z

Beyonce është shfaqur në formë të shkëlqyeshme në krah të bashkëshortit të saj Jay-Z, gjatë festimeve bërë me rastin e 10-vjetorit të klubit "40/40". 

Në një festë të organizuar në New York, cifti u fotografua duke pirë shampanjë, ndërsa qëndronin pranë njëri-tjetrit të ulur në një kolltuk të madh dhe të rehatshëm.

Beyonce kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë, i cili i tregonte për mrekulli format e saj.

31-vjecarja kishte vendosur një make-up tepër natyral, ndërsa flokët ngjyrë të çelët i kishte kthyer në njërën anë, duke i dhënë fytyrës një pamje shumë rinore dhe të freskët.


Nessun commento:

Posta un commento