Social Icons

Pages

lunedì 8 luglio 2013

ELHAIDA DANI ★★★ ADAGIO

I dashur, laj enët do të shpërblej me seks




Femrat gjithsesi dinë të jenë mirënjohëse. Këtë e tregon një hulumtim i bërë në Britani të Madhe. Kur meshkujt u ndihmojnë damave, ato me gjithë dëshirë i shpërblejnë me butësi në krevat.
Seksi si shpërblim – të dy gjinitë dinë të lozin me mençuri
Gjatë këtij hulumtimi, madje ty të tretat e femrave britanike kanë zbuluar se e shfrytëzojnë seksin si formë shpërblimi për partnerët e tyre. Ndërkaq, më bujare bëhen kur partnerët e tyre u ndihmojnë rreth punëve të shtëpisë.
Shumica e tyre, 65 për qind, pa ngurruar kanë pranuar se e aplikojnë sistemin e këtillë të shpërblimit, ndërsa vetëm 11 për qind syresh kanë ngurruar të japin përgjigje.
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 1.994 persona më të vjetër se 18 vjeç. Në mesin e tyre ka pasur edhe meshkuj. Edhe ata kanë deklaruar se nuk hamenden që me seks të shpërblejnë partneret e tyre. Këtë gjë më së shpeshti e bëjnë kur damat vendosin që bashkë me ta të shikojnë ndeshjen sportive.
Ç’duhet të bëjë mashkulli që të shpërblehet me seks:
1. T’i kryejë punët e shtëpisë – 39%
2. Të blejë dhuratë – 34 %
3. Të kujdeset për fëmijët – 28%
4. Të gatuajë drekën apo darkën – 21%
5. Të paguaj taksinë – 19%
Ç’duhet të bëjë femra që të shpërblehet me seks:
1. Të shikojë ndeshjen sportive – 35%
2. Të ndihmojë në kryerjen e punëve të shtëpisë – 31%
3. Të paguajë taksinë – 29%
4. Të kujdeset për familjen – 22%
5. T’i lejojë mashkullit të dalë në mbrëmje me miqtë – 17%. 

Luana pozon zhveshur

Njëra prej motrave Vjollca ka pozuar e zhveshur për një kopertinë reviste, duke demonstruar pjesën e bustit.
Duket se tundimi për te pozuar zhveshur për te treguar linjat perfekte te trupit ka përfshirë edhe spikeren simpatike Luana Vjollca,transmeton ikub.
E njohur për publikun kryesisht për transmetimin e te dhënave për motin, Luana ka treguar gjithashtu se është edhe një moderatore premtuese programesh dhe veçanërisht spektaklesh.

Silva Gunbardhi josh me linjat



Duhet thënë se Silva Gunbardhi nuk është nga ato këngëtare që ekspozojnë rupin në skenë apo videoklipe. Ajo është bërë e dashur për publikun me këngët e saj popullore e të lehta pa pasur nevojë të zhvishet.
silvagunbardhi
Kështu, këngëtarja simpatike nuk na ka dhënë shumë mundësi të komentojmë linjat e saj, deri më tani. Së fundmi ajo është fotografuar në plazh, duke na zbuluar linjat e saj të mira, të cilat i ka mbajtur gjatë.

Sofisë i pëlqejnë puthjet e Arian Çanit



Arian Çani njëri prej moderatorëve i cili famën e ka fituar përmes emisionit të tij në ‘Zonë e Lirë’, ka treguar shpeshherë që ka dëshirë ta puthë secilën vajzë të bukur që i shkon në emision.
ariancanisofia
Madje ai shumë herë në tentim e sipër ka hasur edhe në kundërshtim nga disa, ani pse kjo nuk ia ka zbehur zakonin.
Por ajo që duket se po e shijon mirë puthjen e ‘eprorit’ të saj është Sofia, bashkëpunëtorja dhe organizatorja e emisionit ‘Zonë e Lirë’.
Nuk është hera e parë që Ariani e gjuan Sofinë me fjalë e komente të ndryshme, por fotoja që vajza ka publikuar në rrjetet sociale ka shtuar dyshimet për raportin e tyre kolegial.

Ç’bën Tuna me gishtin mbrapa?



Këngëtarja kundërthënëse nga Shkupi, krijuesja e këngës “Fenix”, që e ka lansuar para pak ditësh e që ka arritur mbi tre milionë klikime në Youtube, duke i lënë kështu prapa këngëtarët si Nora Istrefi dhe Adrian Gaxha, ka arritur të bëjë debat për gjëra më banale, por këtë karrem e kanë hëngër të gjithë.
tuna
Madje fjala zog që e përdor Tuna në çdo kohë, duke iu referuar “senit” të saj, ka gjasë të futet edhe në fjalor.
Por, këtë radhe ajo në një koncert të saj ka vënë dorën prapa, dhe nuk kuptohet saktë se çka ka dëshiruar të bëj ajo me gishtat e saj të afruar në prapanicë.

Nora Istrefi, ‘çokollata’ e kësaj vere

Këngëtarja  e suksesshme Nora Istrefi provokon gjithmonë me linjat e saj…
nora istrefi
Dhe ja tek shfaqet edhe në këto foto, më seksi se kurrë, me ngjyrën e lëkurës çokollatë.
nora istrefi

Lori, vajza e Dritan Hoxhës tërheq vëmendjen me “Lamborginin” e saj luksoz

Mesa duket, edhe ajo si babai i saj i ndjerë, ka pasion makinat sportive. E kemi fjalën për Lorin, vajzën e madhe të Dritan Hoxhës, themeluesit të “Top Medias”. Kur Lori mbushi 18 vjeçe, mori si dhuratë nga e ëma një makinë “Lamborgini”, e cila thonë se kushton diku rreth 150 mijë euro.
Natyrisht që me një makinë kaq të bukur, Lori nuk mund të kalojë pa rënë në sy. Si në këtë foto që ka kapur paparazzi ynë, ku në rrugë shumë kalimtarë kuriozohen se kush mund të jetë duke e ngarë një makinë kaq të shtrenjtë.  PanoramaPlus

Agron Llakaj, pasi ka kaluar të 50-at u nënshtrohet trajtimeve estetike për fytyrën

goni2Si një personazh i njohur i humorit prej vitesh në ekran, duket se moderatori i spektaklit “Al Pazar” në “Vizion Plus” ka filluar t’i kushtojë më shumë vëmendje pamjes e tij, tani që është 53 vjeç. Vitet bëjnë punën e tyre, por edhe Llakaj ka menduar si t’u shkojë ndesh gjurmëve të moshës në lëkurë, duke nisur një seancë trajtimesh intensive në mbyllje të sezonit televiziv dhe pak ditë para fillimit të pushimeve, që ai si ço vit i bën në plazhet e Greqisë. Këtë trajtim ai madje nuk e fsheh, duke pranuar të pozojë së bashku me estetisten e qendrës “Kleopatra”, ku ai është klient i saj.
Ndërkohë nuk e dimë se sa do të kujdeset Agroni për peshën, për të humbur kilet e tepërta që ka vendosur këto vitet e fundit. Moderatori i njohur i spektaklit “Portokalli” u rikthye vitin e kaluar pas dy vitesh në rolin e moderatorit të humorit, ku si shoëman i një “pazari televiziv” me të ftuar solli një spektakël ndryshe. Në këtë format të realizuar me Arian Çuliqin, Llakaj ishte i zoti i shtëpisë që priste e përcillte njerëz dhe ngjarje në 1 orë e 15 minuta spektakël. Për herë të parë ai mori rolin e komentatorit mbi realitetin komik shqiptar, ku dha dhe mendime personale me nota humori. Ndërkohë që le të shohim se si do të shfaqet Llakaj në ekran pas pushimeve, për sa i përket look-ut, edhe pse mund të themi që është nga të paktët meshkuj ekrani të brezit të tij që u nënshtrohet trajtimeve estetike.

Tuna super-hot, tani josh edhe femrat

Është folur shumë për Tunën këto kohë dhe në fakt duket se edhe ajo ka dashur që të flitet për të. Ajo është një nga këngëtaret që prodhon shumë lajm, pasi di se si të tërheqë vemendjen. Verën e kaluar Tuna i shokoi të githë teksa bënte gjeste intime në klipin e saj “I asaj”, aq sa i vunë edhe nofkën “Zogu”.
tu2-474x748
Por, Tuna jo vetëm që nuk e pati problem, por bëri një tjetër këngë me titull “Zogu ma i mirë prej krejtve” dhe kësaj rradhe në duet me të dashurin e saj, Cosman. Edhe pse nga Maqedonia, Tuna që kur u bë pjesë e jurisë së “X Factor”, po pëlqehet shumë edhe në Shqipëri dhe ftohet pothuajse në çdo aktivitet në kryeqytet, pasi spektakli prej saj është i garantuar.
tu3-474x757
Në një të tillë ishte e ftuar edhe dy ditë më parë, i cili realizohej në ambientet e “Lolly Pop”. Si gjithomë, Tuna nuk u mjaftua vetëm duke kënduar apo performuar në mënyrë klasike. Ajo preferoi të bëjë show në radhë të parë me veshjen e saj, një fund super i shkurtër, që tregonte gjithçka dhe më pas gjestet e saj me një modele pothuajse të zhveshur, lanë pa fjalë të pranishmit.
tunaseksi
Kuptohet mirë, tashmë që Tuna preferon që të flitet gjithnjë për të dhe të jetë në qendër të vëmendjes. Nuk ka rëndësi se për çfarë. Por, ama cilësia e këngëve të saj është shumë e mirë.
tunasejdiu
Ajo nuk bën disa gjëra për të kamunfluar disa mangësi artistike, siç mund të bënjë disa kolege të saj. Dhe ne i themi: Komplimente Tuna!

giovedì 4 luglio 2013

Gandolfini, 60 milionë dollarë fëmijëve


Gandolfini, 60 milionë dollarë fëmijëve
James Gandolfini, me bashkeshorten Deborah Lin dhe te birin 13-vjecar
James Gandolfini, protagonist i “Sopranos” i ndarë nga jeta pas një infarkti më parë gjatë qershorit, nuk do të shqetësohet në atë botë për mirëqënien e dy fëmijëve të tij. 

Aktori amerikano-italian, i shuar në moshën 51-vjeçare, i ka lënë djalit 13-vjeçar Michael dhe të bijës tetë muajshe Liliana nga 30 milionë dollarë për kokë, u mësua të enjten në zbulimin e testamentit dhe të adhurave të lëna pas prej aktorit në formë depozitash, interesash apo aksionesh.

Fëmijët do të trashëgojnë gjithashtu nga një vilë, që babai i tyre kishte blerë në Itali pak përpara vdekjes, por shtëpia në të cilën Gandolfini jetonte në SHBA do t’i kalojë vejushës së tij, 45-vjeçares Deborah Lin.

Gandolfini u tregua shumë bujar edhe me sekretaren dhe ndihmësin e tij personal, të cilëve u la nga 100 mijë dollarë për kokë.

Prostituta më e famshme e Francës bëhet sipërmarrëse


Prostituta më e famshme e Francës bëhet sipërmarrëse
E konsideruar si ish-prostituta më e famshme e Francës, Zahia Dehar po përdor më së miri famën që fitoi pasi për shkak të saj, dy futbollistët e kombëtares, Frank Ribery dhe Karim Benzema rrezikuan që të dënohen me burgim. 

Zahia u vendos në qendër të një skandali në vitin 2009, pasi u mësua që futbollistët kishin pasur raporte seksuale të paguara me të, ndonëse ishte ende minore, gjatë moshës 16-17 vjeçare.

Futbollistët shpëtuan nga burgimi pasi Zahia dëshmoi se ata nuk e dinin moshën e saj të vërtetë kur paguan për shërbimin, por e vendosur në qendër të vëmendjes së mediave kombëtare, vajza me origjinë magrebine shfrytëzoi famën për t’u shndërruar në një modele të suksesshme, me pjesëmarrje në shumë pasarela dhe shumë koopertina revistash të fituara.




Tashmë, 21-vjeçarja, hedh një hap më shumë në karrierë, duke u shndërruar në një sipërmarrëse.




Zonjusha Dehar inaguroi këtë të enjte një dyqan veshjesh intime në Paris, ndërsa së shpejti do të zgjerojë linjën e saj edhe në Los Anxhelos e qytete të tjera në botë.



 

lunedì 1 luglio 2013

Jeta e re e David Beckham, nga yll i futbollit në bashkëshort i thjeshtë

1Tashmë ka lënë pas karrierën si futbollist. David duket se pas kësaj është në kërkim të një identiteti të ri, që të mos bëhet shoqëruesi i veshur gjithnjë në modë i bashkëshortes Victoria.
Edhe pse nuk është keq edhe ky prototip i ri i bashkëshortit ideale, që rri gjithnjë pranë fëmijëve, e sigurisht një nga baballarët e famshëm më simpatik, citon noa.
Me siguri që diçka duhet të bëjë që të dalë nga kjo gjendje. Sigurisht që të ardhurat nuk i mungojnë edhe nëse rri pa punuar deri në fund të jetës së tij.
Por asnjë nuk dëshiron të shikojë një Beckahm të lënë pas dore që i shtyn ditët pa bërë asgjë.

Yjet kur ishin të vegjël. I njeh dot cilët janë sot?

1
Janë personazhe të famshëm dhe të dashur që me siguri edhe ju i preferoni. Por si kanë qenë kur ende ishin të vegjël? A kanë ndryshuar, apo do të gjeni lehtësisht se cilët janë?
Shihni fotografitë dhe zbuloni cilët janë këta të famshëm.

“Kam frikë se Angelina do të vdesë shpejt”

Një mikeshë e familjes së Angelina Jolie ka folur hapur mbi kancerin që ka prekur femrat e kësaj familjeje dhe ka thënë se vetë aktorja e famshme “mund të vdesë shumë shpejt”.
Marie Miles ka frikë se mastektomia e dyfishtë së cilës iu nënshtrua Angelina nuk do ta shpëtojë nga fati i nënës, gjyshes, stërgjyshes dhe hallës së saj nëse nuk heq shpejt edhe vezoret, citon balkanweb.
Në një interviste Marie tha: “Uroj që të heqë sa më shpejt edhe vezoret e mos të presë deri në moshën 40-vjeçare siç kam dëgjuar. Shpresoj që të mos e pësojë si femrat e familjes së saj që kanë vdekur në moshë të re pa gëzuar nipër e mbesa.”
Gjithashtu Marie ka frikë se vajzat biologjike të Angelina mund të kenë të njëjten semundje si e ëma.

Anaidi i BB6, mes punës së zyrës te Basha dhe harbimit adoleshent

Anaidi, fituesi i Big Brother Albania 6 është gati të nisë punë të re në Bashkinë e Tiranës. Djali ende ne moshe adoleshente, shprehet se “puna nuk është zyrtarizuar ende por Drejtoria ku pretendohet të filloj unë është e profilit tim, pra Marrëdhënie me Publikun. Kaq mund të them për momentin”.
I pyetur në një intervistë për të përjavshmen Panorama Plus, për statusin aktual dhe se a vazhdon të jetë “single” siç deklaroi pasi doli nga shtëpia e Big Brother Anaidi thotë se “tani jam beqar me shume njerez beqare verdalle”.
Kurse ne Facebook, faqja e tij eshte goxha aktive ne pasqyrim fotosh. Ashtu si jeta e tij keto kohet e fundit pasi doli nga shtepia e Big Brother 6, plot argetim “harbues”, mes miqsh te tij, vajzash pafund e simpatizantesh qe nuk lene mundesi t’u ike per t’iu afruar ca.

Supër anija luksoze

1Dukesha e Kembrixhit pritet të pagëzojë anijen e re të ndërtuar nga italianet e Financtieri. “Royal Princess” pritet të dalë në det javën që vjen ndërsa ajo do të pagëzohet në nje ceremoni te vecante nga dukesha.
Anija luksoze është pajisur me disa dhoma, kazino, restorante banjo. Kapacitet i saj është 5600 pasagjerë ndërkohë që është anija me shtrenjte krociera e ndertuar ndonjehere në Itali me një vlerë që shkon rreth 600 milion euro

Audi vjen me një supermakinë

1Audi zbulon mrekulline e saj të fundit R8V10 e cila pritet të ketë një performance të larte në rruge. Për makina të këtij niveli, fuqia motorike nuk është asnjëherë në nivelin e duhur, ndaj specialistët e Audit kanë bërë nderhyrje në mottorin e supermakinës por duke mos lënë pas edhe pjesët e tjera.
Natyrisht, motori u modifikua në nivel elektronike. Në këtë mënyrë fuqia është rritur me 100 hp, duke arritur në 620 hp. Makina e dizenjuar arrin përshpejtimin 0-200 km/h në vetëm 6.9 sekonda, citon albeu.
Ende nuk është zbuluar çmimi i makinës por është e qartë se ajo do të jetë shumë më e lartë se ajo e makinë standarde.

Facebook shton një opsion të ri

Sa herë ju ka shkuar mendja të replikoni në një përditësim statusi në Facebook me një foto? Tani mundeni.
Rrjeti më i famshëm social së fundi ka shtuar tiparin e ri i cili vjen me pullën e kamerës, duke ju lejuar të shtoni foto në një koment të një statusi apo fotoje. 
Ky tipar është dizajnuar nga një grup inxhinierësh të kompanisë.
Ndërsa, në të ardhmen e afërt gjiganti i rrjetit social pritet të sjell risi tjera. 

Si të karikoni telefonin me frymë

Tashmë nuk kalon asnjë ditë pa bërë që bota e teknologjise të shpikë diçka të re, ndryshe nga ato që jemi mësuar apo që kemi parë.
Zbulimi i fundit është ai i bërë nga Aire, që konsiston në një makineri e cila mundëson karikimin e telefonit nëpërmjet frymëmarrjes.
Kjo shpikje e pazakontë siç raporton noa, u bë nga Joao Paulo Lammoglia.
Ky aksesor është i pajisur me një teknologji të veçantë, ku falë turbinave të vogla, bëhet transformimi nga frymëmarrje në energji elektrike.

Hoteli spektakolar lundrues

Një hotel lundrues me rastin e Kupës së Botës 2022 që do të zhvillohet në Katar.
Sigurohet se do të strehojë 25 mijë turistë, citon albeu.
Në këtë hotel mund të shkohet vetëm me anije dhe do të përfundojë brenda shtatë vjetësh.

Instrumenti që transformon zhurmat e trafikut në tinguj të këndshëm muzike

Zhurma e trafikut të sotëm përbën një problem serioz për veshët e qytetarëve, është një zhurmë e fortë dhe aspak e këndshme.
Por Marc De Pape, një teknolog i vetëquajtur kreativ i inkurajon qytetarët ti transformojnë këto zhurma shurdhuese në tingujt e një muzike tërheqëse.
De Pape mendon ta arrijë këtë me anë të krijimit të tij, një instrumenti të inspiruar nga tingujt e erës.
Një përmbledhje e 18 sensorëve masin 27 qendra të dhënash (përveç mjeteve të tjera përfshihen edhe termometrat dhe mikrofonët), që përkthejnë impulset dhe rrjedhjet e tingujve të qyteteve të mbingarkuara”, tha De Pape.

Mercedes SLS, gati për tregun në 2016-n

Thashethemet të reja publikohen në lidhje me të ardhmen Mercedes SLS, makinës sportive Coupe e cila pritet të jetë në dispozicion të blerësve në vitin 2016 ndërkohë që pika e fortë e kesaj makine do të jetë SLS AMG me 571 CV.
Objektivi i prodhuesit të Shtutgartit, citon albeu, duket se është sigurimi i një makinë në nivelet më të larta nga pikëpamja e performancës ofruar gjatë projektimit, në mënyrë që të konkurrojë Porsche.

Pas 50 vitesh, Jaguar prezanton makinën e parë sportive

1
Picture 1 of 9
Pas 5-vitesh, Jaguar prezanton makinen e saj të pare sportive. Makina dy vende, që fillon nga një çmim prej 69,000 dollare gjer në 92 mijë bazuar në fuqinë motorike.
Me shtypjen e një butoni, automjeti mund të shkojë nga 0 gjer në 96 km/orë në 5.1 sekonda.

Bugatti prezanton një tjetër supermakinë

1
Picture 1 of 4
Bugatti prezanton vitin e ardhshëm versionin final të modelit të tij Veyron. Si bazë për versionin e ri do të shërbejë modeli Veyron Super Sport e cila disponon 1200 kuaj fuqi, ndërsa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 2.5 sekonda, citon albeu.
Thuhet se ky model do të arrij shpejtësinë maksimale prej 450 km/h derisa çmimi i tij do të jetë i kripur, më saktësisht, për ta pasur në posedim të këtë bishë të vërtetë, duhet paguar 5.880.000 euro.

Kush ka këpucët më të bukura? Zbuloni më të mirat


1
Picture 1 of 10
E kush tjetër mund ta zinte vendin e parë përveç saj në klasifikimin e divave me koleksionin më të bukur? Pikërisht ajo, Victoria Beckham.
Bashkëshortja e David Beckham, që ka deklaruar se nuk arrin të reflektojë kur vesh këpucë të shkurtra, është një maniake e vërtetë e takave të larta dhe ka modele që adhurohen nga fansat e saj.
Ky klasifikim është rezultati i një sondazhi on line në të cilin kanë marrë pjesë me mijëra gra.
Sipas ekspertëve anglezë që kanë analizuar të dhënat 43 % e grave të intervistuara ka 10-15 palë këpucë, ndërsa të famshmet në klasifikim kanë në dollapët e tyre me qindra të tilla, citon noa.
Ndër të tjera 57 % e grave pranon se ka blerë një model këpucësh pasi ia ka parë veshur një të famshmeje. Mun të kuptohet shumë mirë influence që Victoria ka në shitjen e këpucëve. Por çfarë mund të themi për divat e tjera të pranishme në klasifikim? I zbulojmë së bashku ne fotot e mesiperme.

Modë, ngjyra portokalli, zbuloni tendencën e re të verës

1
Picture 1 of 22
Portokallia është ngjyra e perëndimit të diellit, dhe pikërisht me këtë ngjyrë lyhen edhe veshjet e akseosrët verorë.
Ju duket një ngjyrë e tepruar? Të famshmeve nuk u duket aspak kështu dhe e përdorin këtë ngjyrë në çdo detaj dhe ndihen krenare dhe bukur për zgjedhjen e tyre. E ka zgjedhur Heidi Klum, Sarah Jessica Parker, Kate Davidson Hudson, e shumë të tjera, citon noa.
Shihni edhe ju fotografitë dhe vendosni nëse ia vlen ta përdorni këtë tendencë të re të verës që na vjen nga fusha e modës apo jo.

Modë, ja veshjet që i kushtohen fëmijëve (FOTO)


1
Picture 1 of 12
Ju kemi sjellë herë pas here tendencat më të reja nga fusha e modës për femra e meshkuj. Kësaj here ia kushtojmë këtë shkrim e fotografi atyre që na e bëjnë jetën më të bukur me praninë e tyre, fëmijëve, citon noa.
Por në kërkesat e të përditshmes, veç kujdesit ndaj ushqyerjes, rehatisë fizike e mendore, një tjetër vend zë edhe veshja e tyre. E cili prind nuk dëshiron që fëmija e tyre përveçse i shëndetshëm të duket bukur edhe përmes pamjes së tij?
Përmes sfilatave e aktiviteteve të shumta në këtë panair të organizuar në Firenze të Italisë me market më të mira të botës së modës, kanë shfaqur koleksionet e tyre kushtuar më të mirëve në botë, fëmijëve.

Recete magike për të eleminuar prezencen e njollave të kuqe në fytyrë

Po kërkoni receten magjike për të eleminuar prezencen e njollave të kuqe në fytyrë? Mos u shqetesoni, ne kemi gjithnjë zgjidhje për problemin tuaj.
Përbërësit: 1 lugë krem qumështi, 1 lugë vaj ulliri, 3 lugë gjelle lëng portokalli.
Përgatitja: Marrim portokallin, e shtrydhim dhe i marrim gjithë lëngun. Hedhim lëngun e portokallit në një tas dhe shtojmë me radhë kremin e qumështit dhe vajin e ullirit. I përziejmë gjithë përbërësit së bashku deri sa të krijohet një masë e njëtrajtshme,citon noa, pastaj e vendosni në fytyrë. E lini masken të qëndrojë mbi lëkurë 15 minuta, pastaj shperlani fytyren me ujë të vakët.

Si ta shpëtoni lëkurën tuaj nga plakja?

Dy gjërat kryesore që ju mund të bëni për të mirën e lëkurës tuaj janë të mos pini duhan dhe të mos i ekspozoheni rrezeve të tepërta të diellit. Por mos mendoni se të hiqni duhanin do të mbroni lehtësisht lëkurën tuaj nga ajo e cila tashmë ka ndodhur. Fatkeqësisht, femra te reja po vazhdojnë të pinë duhanin. Është një ndër gjërat më të këqija, pas rrezeve të diellit, që ju mund t’i bëni lëkurës tuaj.” Shenjat e plakjes mund të jenë ende delikate në të tridhjetat.
Përdorni çdo ditë krem kundër diellit. Në mot me shi apo diell, për çdo sezon të vitit, përdorimi i kremrave apo locioneve të tilla duhet të jetë pjesë e rutinës tuaj ditore. Aplikoni kremin kundër diellit ashtu siç thuhet në etiketë. Shumica e njerëzve nuk e vënë atë në sasi të mjaftueshme, prandaj bëhuni liberale kur ju aplikoni atë, dhe riaplikojeni atë çdo një deri në tre orë, varësisht nga sasia e djersitjes, notit apo ekspozimit direkt të lëkurës tuaj në rrezet e diellit, citon noa.
Shmangni rrezatimin, si brenda ashtu edhe jashtë. Rrezatimi është një ndër gabimet më të mëdha për lëkuren. Dëmtimi i lëkurës me rrezatime ultraviolete e bënë atë të duket edhe më keq. Gjithashtu edhe ekspozimi i tepruar në diell mund të shkaktojë njolla të lëkurës dhe dëmtim të elastinit dhe kolagjenit.
Përdorni syze dielli. Ato do të mbrojnë sytë tuaj nga dielli e gjithashtu edhe pjesën delikate të lëkurës përreth syve. Madje, ju nuk do te krijoni më shumë rrudha nga lëvizja e syve gjatë gjithë kohës.
Përdorni kapele apo rroba mbrojtëse nga dielli. Përdori këto së bashku me kremin kundër diellit. Kapelat me mbrojtëse përpara janë zgjedhje shumë e mirë.
Mos pini duhan. Pirja e duhanit është lajm i keq për secilën pjesë të trupit. Në lëkurën tuaj, pirja e duhanit shkakton avari të kolagjenit dhe ngushton enët e gjakut që bartin oksigjen dhe lëndë ushqyese në lëkurën tuaj. Pirja e duhanit në shumicën e rasteve shkakton rrudha të hershme të lëkurës tuaj. Me kalimin e kohës thonjtë dhe gishtat me të cilët pini duhan marrin ngjyrë të verdhë.
Shmangni përdorimin e tepruar të alkoolit. Një pije me shokë apo një gotë verë gjatë darkës është në rregull. Por përdorimi i tepruar i alkoolit dehidraton lëkurën tuaj dhe zgjeron enët e gjakut.
Shmangni dietat dhe kërkoni ndihmë për çrregullimet në ushqim. Çrregullimet në ushqim, siç është anoreksia apo bulimia, i japin stres dhe e dëmtojnë të gjithë trupin, përfshirë këtu lëkurën, flokët dhe thonjtë tuaj. Këto janë çrregullime serioze madje kërcënuese për jetën tuaj, prandaj kërkoni menjëherë ndihmë profesionale. Fitimi dhe humbja e peshës në mënyrë të përsëritur mund të shkaktoj një varje të lëkurës.
Përdorni retinoid apo retinol. Retinoidet janë ilaçe të fytyrës të përshkruara me recetë nga mjeku, që e ndihmojnë lëkuren që të duket sa më e re. Retinolet janë një formë më e lehtë e ilaçeve që jepen edhe pa recetë nga mjeku.
Konsideroni përdorimin e antioksidantëve. Për gratë në të njëzetat, gjëja themelore për kujdesin e lëkurës së tyre është larja me një pastrues të butë, duke përdorur krem gjatë natës. Gjithashtu preferohet përdorimi i serumeve që përmbajnë peptide dhe antioksidante, siç janë Çaji i Gjelbërt, dhe Vitamina A, C dhe E.
Konsideroni trajtimin për lëkurën e re të dëmtuar. Nëse ju keni dëmtime të lëkurës nga dielli apo janë shfaqur puçrrat në fytyrën tuaj, microdermambrisioni, zhveshja e lëkurës dhe trajtimi me laser mund t’ju ndihmojë.

Pija që i bën mirë trupit, ja pse

Është një pije fare e mirë dhe e këndshme, për trupin. Lufton yndyrat e këqija, ndaj konsumimi i kakaos, çon në pastrimin e yndyrave që dëmtojnë organizmin.
Ndër të tjera një filxhan kakao, ndihmon për të luftuar depresionin i cili ndikon në sjelljen e njerëzve, pasi pas pirjes së saj, trupi dhe mendja ndihen më të lehtësuar.
Falë përmbajtjes së saj me kripëra minerale dhe karbohidrate, kakao është një ushqim shumë energjik ndaj këshillohet për gjithë ata që zhvillojnë aktivitet sportiv, por edhe për ata që janë në moshë në rritje, citon noa.
Shërben për të kontrolluar problemet me peshën, presionin e gjakut, kolesterolin etj, ndaj rekomandohet në merret në mënyrë të kontrolluar, por pa abuzuar me të.

Çfarë duhet të bëjmë në vend të dietave? Ja disa këshilla

Të ngrënit është jo vetëm nevojë, por mbi të gjitha dëshirë. Teksa vëmë re kilet e tepërta, ideja e parë që na vjen në mendje është të mbajturit e dietave. Por ekzistojnë edhe mënyra të tjera, shumë efikase madje, të cilat zëvendësojnë dietat dhe lodhjet e tyre. Truke që kanë të bëjnë meveshje, situata, zgjedhje dhe lloje të caktuara ushqimesh. Kujdes, duhet vetëm pak vëmendje!
Vishni taka. Gjithmonë
Është e vërtetë që takat janë të vështira për t’u mbajtur. Ato vrasin dhe për më tepër kushtojnë shtrenjtë. Megjithatë mbeten më se të nevojshme. Takat, përveçse tërheqin vëmendje, iu bëjnë të dukeni më seksi. Ato gjithashtu bëjnë që këmbët tuaja të duken më
të gjata dhe elegante. Ndaj mos i kurseni!
Kujdes nga shokët e ‘shëndoshë’Pranojeni: Kur një nga miqtë tuaj porosit patate të skuqura për drekë, nuk mund të bëni dot të kundërtën veçse të porosisni edhe ju. Apo kur shoqja juaj porosit gjithmonë sufllaqe, ndodh që edhe ti tundohesh. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të mos shoqëroheni me ta, por të bënikujdes. Mos pranoni të bëni të njëjtat zgjedhje, sidomos nëse jeni ju që keni kilet e tepërta.
Zbuloni stilin e brendshëm
Dihet që vajzat i bëjnë meshkujt për vete, kur janë elegante, me xhinse të ngushta që tërheqin gjithmonë vëmendje. Megjithatë kjo nuk do të thotë që vetëm të qenët e dobët është elegancë. Sepse kjo e fundit krijohet edhe me kombinim, stil, apo shije individuale. Kështu, duke qenë origjinale, mund të jeni vetvetja dhe dietat e tepërta mund t’i mënjanoni menjëherë. Mjafton të zbuloni stilin e brendshëm, atë që e keni vetëm ju.
Kujdes me nepsin!Ajo që të shëndosh ndonjëherë nuk është vetëm uria. Të ngrënit e vakteve është shumë e rëndësishme. Por të ngrënit mes tyre prish punë. Sepse kështu fillojnë kilet e tepërta, ato për të cilat duhet të mbajmë dieta të tëra. Ajo që sugjerohet në këto raste është kujdesi me nepsin. Mos hani vend e pavend. Përdorni çamçakëz apo pije gjatë ditës, citon balkanweb.
Blini ushqime pa etiketa
Teksa jeni në supermarket duke blerë produkte, limitoni sa më tepër ato të konservuara, nëpër shishe apo kuti. Sa më pak mbrojtës të tillë të kenë ushqimet apo kimikate, aq më pak të shëndetshme janë. Një rregull i mirë për t’u ndjekur: Nëse jeni në shtëpi duke çmbështjellë ushqimet e blera, kontrolloni në frigorifer, pasi mund të gjeni produkte më të freskëta. Perime apo fruta.
Përdorni ngjyrën e zezëMe të drejtë ngjyra e zezë konsiderohet si ngjyra e mrekullive. Ndaj zgjidhni veshje të zeza, qoftë të brendshme, apo bluza, geta dhe funde të kësaj ngjyre. Do të dukeni më bukur, më e dobët dhe më elegante. Në raste festash apo eventesh, ngjyra e zezë do të ishte zgjidhja më e mirë dhe praktike.
Kontrolloni sasinë e ushqimit
Një në katër amerikanë hanë çdo gjë që iu serviret, pavarësisht sa shumë mund të jetë. Sasia e ushqimit mund të jetë një nga faktorët më kërcënues të shëndetit tuaj. Kështu që, sa më pak aq më mirë. Herën tjetër porosisni makarona me sa më pak ingredientë të jetë e mundur.
Ndërgjegjësohuni mbi ushqimin e ‘shëndetshëm’Ndodh pa kuptuar që, edhe pse zgjedhim të hamë sallatë, fillojmë dhe e mbushim atë me shumë zarzavate, por edhe me lloje të ndryshme djathërash, salcë apo majonezë. Ne mendojmë se po hamë diçka të lehtë, e cila nuk na shëndosh. Por në fakt zgjedhja që kemi bërë nuk është aq e zgjuar. Kështu që, sugjerohet që sallata të mos ketë shumë përbërës të tjerë, përveç perimeve.
Përdorni ushqimet ‘magjike’Disa ushqime mbeten magjike, pasi keni kuptuar që iu kënaqin për arsye të ndryshme. Shtojani këto listës suaj të ushqimeve dhe konsumojini si dietën tuaj. Të tilla mund të jenë vaji i ullirit, manaferrat, luleshtrydhet, fara luledielli apo bajame. (Vetëm kujdes me hudhrat, nëse doni të jeni ‘në rregull’ me të dashurin apo kolegët e punës).

Truke në kushte shtëpie kundër nervozizmit

Ju jeni të lodhur nga nervozizmi dhe ankthi i kohëve të fundit? Ju mendoni se temperamenti juaj është shumë nervoz kohët e fundit? Mos i humbni shpresat.
Relaksohuni dhe provoni disatruke kundër nervozizmit:
Një produkt efektiv kundër nervozozmit është çaji i kamomilit. Ajo ka veti të shumta antioksidante, të cilat prodhojnë relaksim dhe shmangin tensionet.
Një mënyrë efikase për të qetësuar nervat është praktikimi i një teknike të reaksimit. Joga mund t’iu ndihmojë për të të rifokusuar energjitë tuaja pozitive.
Për t’u qetësuar, pini një gotë qumësht të ngrohtë. Ky është një ilaç i vjetër popullore për qetësimin e nervozizmit, citon albeu.
Konsumi i ushqimeve të tilla si buka, makaronat dhe karbohidratet e tjera janë të njohura si ushqim që ju ofrojnë rehati, sepse ato lëshojnë serotoninë në tru.
Perimet e pasura me vitaminë B gjithashtu mund ulin ndjenjën e nervozizmit. Specat, misri dhe kërpudhat janë të dobishme në luftën kundër nervave.

Martohet Avril Lavigne

Martohet Avril Lavigne
Avril Lavigne është martuar me Chad Kroeger. 

Këngëtarja ka shkëmbyer unazat me vokalistin e grupit Nickelback në jug të Francës në një ceremoni detajet e së cilës ende nuk dihen.

Lajmin e bëri të ditur menaxheri i saj nëpërmjet Twitter-it, por nuk publikoi asnjë foto.

Lavigne dhe Kroeger janë lidhur verën e kaluar, kur rokeri po e ndihmonte për regjistrimin e albumit të saj të pestë.