Social Icons

Pages

lunedì 1 luglio 2013

Zoofilia, fenomeni që po pushton Gjermaninë


Zoofilia, fenomeni që po pushton Gjermaninë
Në Gjermani po përhapen me shpejtësi ato që aktivistët dhe shoqatat e mbrojtjes së kafshëve i quajnë “kopshtet zoologjike erotike”. 

Shtimi i këtyre kopshteve, që vizitohen nga zoofilët, i faturohet një ligji që ndalon pornografinë me kafshë, por që cilëson seksin me to si të ligjshëm.

Aktivistët thonë për mediat gjermane se ligji aktual nuk mbron kafshët nga zoofilët që vizitojnë këto ambiente dhe kërkojnë ndërhyrjen e menjëherëshme në legjislacion.

Nëntorin e kaluar autoritetet gjermane deklaruan se po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit në fuqi të një ligji të vjetër që ndalon marrëdhëniet seksuale me kafshë pas rritjes së rasteve abuzuese me to dhe shtimit të pamjeve të hedhura në faqe të ndryshme të internetit, që jo vetëm nuk pengohen, por edhe promovohen.

Zoofilia u hoq nga veprat penale në Gjermani në vitin 1969, por vitet e fundit numri i personave që besohet se marrin pjesë apo abuzojnë me kafshët është rritur ndjeshëm.

Hans-Michael Goldmann, kreu i Komitetit të Agrikulturës tha se qeveria synon të ndalojë përdorimin e kafshëve për “akte seksuale”.

Por zoofilia ka shkuar aq larg në Gjermani sa një grup zoofilësh i njohur si ZETA paralajmëron rezistencë ndaj një vendimi të mundshëm të qeverisë.

Kryetari i këtij grupi, Michael Kiok tha se do të ndërmerren hapat ligjore për të kundërshtuar nisma të tilla dhe cilëson aktet seksuale me kafshët si” zgjedhje personale”. Akuzave për imoralitet ai iu përgjigj: “Koncepte të tjera të moralitetit nuk kanë punë me ligjet”. 

Nessun commento:

Posta un commento