Social Icons

Pages

lunedì 1 luglio 2013

Anaidi i BB6, mes punës së zyrës te Basha dhe harbimit adoleshent

Anaidi, fituesi i Big Brother Albania 6 është gati të nisë punë të re në Bashkinë e Tiranës. Djali ende ne moshe adoleshente, shprehet se “puna nuk është zyrtarizuar ende por Drejtoria ku pretendohet të filloj unë është e profilit tim, pra Marrëdhënie me Publikun. Kaq mund të them për momentin”.
I pyetur në një intervistë për të përjavshmen Panorama Plus, për statusin aktual dhe se a vazhdon të jetë “single” siç deklaroi pasi doli nga shtëpia e Big Brother Anaidi thotë se “tani jam beqar me shume njerez beqare verdalle”.
Kurse ne Facebook, faqja e tij eshte goxha aktive ne pasqyrim fotosh. Ashtu si jeta e tij keto kohet e fundit pasi doli nga shtepia e Big Brother 6, plot argetim “harbues”, mes miqsh te tij, vajzash pafund e simpatizantesh qe nuk lene mundesi t’u ike per t’iu afruar ca.

Nessun commento:

Posta un commento