Social Icons

Pages

lunedì 1 luglio 2013

“Kam frikë se Angelina do të vdesë shpejt”

Një mikeshë e familjes së Angelina Jolie ka folur hapur mbi kancerin që ka prekur femrat e kësaj familjeje dhe ka thënë se vetë aktorja e famshme “mund të vdesë shumë shpejt”.
Marie Miles ka frikë se mastektomia e dyfishtë së cilës iu nënshtrua Angelina nuk do ta shpëtojë nga fati i nënës, gjyshes, stërgjyshes dhe hallës së saj nëse nuk heq shpejt edhe vezoret, citon balkanweb.
Në një interviste Marie tha: “Uroj që të heqë sa më shpejt edhe vezoret e mos të presë deri në moshën 40-vjeçare siç kam dëgjuar. Shpresoj që të mos e pësojë si femrat e familjes së saj që kanë vdekur në moshë të re pa gëzuar nipër e mbesa.”
Gjithashtu Marie ka frikë se vajzat biologjike të Angelina mund të kenë të njëjten semundje si e ëma.

Nessun commento:

Posta un commento