Social Icons

Pages

giovedì 4 luglio 2013

Gandolfini, 60 milionë dollarë fëmijëve


Gandolfini, 60 milionë dollarë fëmijëve
James Gandolfini, me bashkeshorten Deborah Lin dhe te birin 13-vjecar
James Gandolfini, protagonist i “Sopranos” i ndarë nga jeta pas një infarkti më parë gjatë qershorit, nuk do të shqetësohet në atë botë për mirëqënien e dy fëmijëve të tij. 

Aktori amerikano-italian, i shuar në moshën 51-vjeçare, i ka lënë djalit 13-vjeçar Michael dhe të bijës tetë muajshe Liliana nga 30 milionë dollarë për kokë, u mësua të enjten në zbulimin e testamentit dhe të adhurave të lëna pas prej aktorit në formë depozitash, interesash apo aksionesh.

Fëmijët do të trashëgojnë gjithashtu nga një vilë, që babai i tyre kishte blerë në Itali pak përpara vdekjes, por shtëpia në të cilën Gandolfini jetonte në SHBA do t’i kalojë vejushës së tij, 45-vjeçares Deborah Lin.

Gandolfini u tregua shumë bujar edhe me sekretaren dhe ndihmësin e tij personal, të cilëve u la nga 100 mijë dollarë për kokë.

Nessun commento:

Posta un commento