Social Icons

Pages

mercoledì 1 maggio 2013

Kostumi Që Të Mbron Nga Plumbat Dhe Nga Shiu: 2. 8 Milionë Franga


kostumiTë mbron nga plumbat, nuk laget nga uji dhe ka 880 diamante. Ky është kostumi më i shtrenjtë ne botë dhe atë, në panairin Baselworld e prezanton një prodhues zviceran.
Kush dëshiron ta veshë këtë kostum, të cilin rrobaqepësi i rrobave me porosi, Suitart e paraqet në Baselworld më 28 prill (nesër) duhet të ketë xhepa shumë të thellë- sepse bëhet fjalë për kostumin, që, siç e thotë prodhuesi, është më i shtrenjti në botë. “Diamond Armor”, siç i ka vënë prodhuesi  emrin kostumit, përbëhet nga 880 diamante, me vlerë prej 124 karatësh. Ndërsa kravata ka në përbërjen e saj mëndafsh dhe ari 24 karatësh.
Por, ajo që e bën të jashtëzakonshëm këtë kostum është siguria që ofron: nga uji dhe nga plumbat! Falë nanoteknologjisë së përdorur, ai “e refuzon” ujin. Mund të qëndrosh nën rrebeshin e shiut dhe kostumi të mos laget fare. Ndërkaq, kulmi i kualitetit të tij qëndron në sigurinë nga plumbat. “Diamond Armor” kryen funksionin e një xhakete të blinduar. Pra personi që e vesh, është i sigurt nga plumbat dhe, kjo siguri, është e certifikuar sipas standardeve të NATO-s.
Dhe këtu nuk përfundon mrekullia. Kostumi që kushton afër 3 milionë franga, të mbron edhe nga vapa: një siste i integruar ftohjeje mundëson që bartësi i tij kurrë të mos djersitet. Sistemi aktivizohet duke shtypur një pullë.
Veç anës së sigurisë dhe të teknologjisë, ky kostum përmbush edhe kriterin estetik. Në astarin e tij pre mëndafshi gjendet një pikturë e një artisti të njohur jugamerikan që tregon një grua të bukur dhe limanin e Rajnës në Bazel. Ndërsa në çmimin e shitjes përfshihet edhe një orë, model i markës luksoze nga Lucerni, Carl F. Bucherer.
Me gjithë këto përparësi dhe “kerefekte” kostumi “Diamond Armor” duhet të ketë një mangësi. E pra ai është, u mor vesh, më i rëndë se kostumet e zakonshme, ndonëse jo së tepërmi i rëndë. Shtresat antiplumb janë të trasha rreth 8 milimetra dhe falë teknologjisë më të re të përdorur peshojnë gjithsej 11.3 kilogramë, thotë themeluesi i firmës Suitard, David Bachmann. Pjesën tjetër të peshës e përbëjnë diamantet. Por, sistemi i freskimit kompenson telashet që mund t`i shkaktojë pesha e kostumit.
Bachmann beson se do të ketë të interesuar për të blerë kostumin e tij. Në veçanti sistemi i freskimit, i instaluar në të, ka ngjallur interesimin e njerëzve në qytete si Singapur, Dubai ose Sao Paolo. Klima e ngrohtë dhe me lagështi që mbretëron në këto qytete, i bën njerëzit me kostume që të djersijnë tepër shpejtë dhe për këtë arsye ata mezi kanë pritur një teknologji të tillë që ua heq qafe këtë telashe.

Kjo Vajzë Duket Normale, Madje E Bukur, Por…

foto
Kjo vajzë duket mëse normale, madje bukuroshe, por nëse shihni foton me poshtë dhe atë çka fshihet pas saj, do ta kuptoni se si mund të shpërfytyrohet pamja e një femre…   Mjafton ti kushtoni 

Indi, Shet Foshnjën Në Facebook Për 11 Mijë Euro, Arrestohet

111-370x290Autoritetet në Indi arrestuan një burrë, i cili dyshohet se ka shitur një foshnjë në Facebook, kundrejt shumës së 11 mijë eurove. Mediat vendase bëjnë të ditur se bebja ishte rrëmbyer nga daja i nënës së tij, menjëherë pasi ajo e kishte sjellë në jetë në spital. Burri i kishte thënë mbesës së tij se kishte lindur një fëmijë të vdekur, por nëna e re nuk i kishte besuar gënjeshtrat dhe e kishte denoncuar në polici.
Pas denoncimit, policia zbuloi se burri e kishte shitur foshnjën tek një sipërmarrës, ndërsa pazaret i kishin bërë përmes Facebook-ut

Më Në Fund Dhe Edi Ramës Dikush Ia Tërheq Veshin!

largea_foto-11367406821-645x320E ndërsa në media po debatohet gjatë kjo puna e shkuljes së veshit që ka ndodhur në Vjenë, për të cilën dhe një komision parlamentar hetimor po heton gjerësisht mbi ngjarjen duke e cilësuar si incident diplomatik, ka ndodhur ajo që nuk pritej. Dikush ia shkul veshin Ramës.
Jo vetem Rama u terheq veshin diplomateve, ka dhe persona qe guxojne te kapin per veshi kryeatarin e Opozites.

Gjithcka ndodhi dje pasdite ku kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Njësisë Nr.1 në kryeqytet. Që në nisje Rama tha se do t’i përgjigjet interesit të qytetarëve, ndërsa ftoi këdo që kishte dëshirë të vinte t’i shkulte veshin.
“Do i përgjigjesha pyetjeve tuaja dhe interesave, nëse ndonjëri do të më shkuli veshin para se të nis fjalën, e kam seriozisht le të vijë ta bëjë”, tha Rama ndërsa më pas një vajzë e vogël i është afruar dhe i ka shkulur veshin.Debati lindi pas 24 Prillit, ku sipas diplomatit shqiptar Egin Ceka në këtë shtet, Rama është treguar agresiv ndaj reagimit të diplomatit në një panel të ftuarish dhe e ka prekur fizikisht. Sipas Cekës, Rama i kapi veshin dhe flokët.