Social Icons

Pages

mercoledì 1 maggio 2013

Më Në Fund Dhe Edi Ramës Dikush Ia Tërheq Veshin!

largea_foto-11367406821-645x320E ndërsa në media po debatohet gjatë kjo puna e shkuljes së veshit që ka ndodhur në Vjenë, për të cilën dhe një komision parlamentar hetimor po heton gjerësisht mbi ngjarjen duke e cilësuar si incident diplomatik, ka ndodhur ajo që nuk pritej. Dikush ia shkul veshin Ramës.
Jo vetem Rama u terheq veshin diplomateve, ka dhe persona qe guxojne te kapin per veshi kryeatarin e Opozites.

Gjithcka ndodhi dje pasdite ku kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Njësisë Nr.1 në kryeqytet. Që në nisje Rama tha se do t’i përgjigjet interesit të qytetarëve, ndërsa ftoi këdo që kishte dëshirë të vinte t’i shkulte veshin.
“Do i përgjigjesha pyetjeve tuaja dhe interesave, nëse ndonjëri do të më shkuli veshin para se të nis fjalën, e kam seriozisht le të vijë ta bëjë”, tha Rama ndërsa më pas një vajzë e vogël i është afruar dhe i ka shkulur veshin.Debati lindi pas 24 Prillit, ku sipas diplomatit shqiptar Egin Ceka në këtë shtet, Rama është treguar agresiv ndaj reagimit të diplomatit në një panel të ftuarish dhe e ka prekur fizikisht. Sipas Cekës, Rama i kapi veshin dhe flokët.

Nessun commento:

Posta un commento