Social Icons

Pages

sabato 15 giugno 2013

Bëra seks në BB, Elona është lesbike 'vdes' për Riken

Në këtë edicion të gjashtë të “Big Brother”, ajo do të mbahet mend gjatë. Joana Gjuzi, la shtëpinë vetëm dy javë më parë, por ende nuk ka përfunduar zhurma që krijoi në këtë reality shou. Është e vetmja, deri më tani, që ndërtoi një lidhje me një nga djemtë e shtëpisë dhe pranon fare hapur se ka kryer marrëdhënie e vëzhguar nga syri i kamerave, por nën batanije. Historia e saj u bë shpesh edhe objekt batutash në rrejtët sociale. Vajza 24 –vjeçare e diplomuar për Farmaci deklarojë gjatë spektaklit ndarjen më të dashurin e saj jashtë, me të cilin kishte një lidhje 6-vjeçare dhe po ashtu pranoj nisjen e një lidhje të re brenda në shtëpi.

Në këtë intervista, ajo lëshon edhe deklaratë të forta, pas përplasjes që pati me opinionistin Arjan Konimi gjatë mbrëmjes të shtunën e kaluar. Ajo shprehet që: nuk mund të më gjykoj mua për moral, një person si Arjani që është homoseksual. Ndërsa, për një tjetër banore, Elonën, ka bindjes se është lesbike. Në këtë rrëfim Joana tregon për qëndrimin e saj në shtëpi, marrëdhënien me Anaidin dhe çfarë do të ndodh tani me Janin. Ishgjimnazistja e “Partizanit” pohon se është ndjerë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Një gjë është e sigurt, historia e saj si brenda dhe jashtë është “Big Brother”.

Joana, u duke sikur ishe e “prerë” për të qenë pjesë e “Big Brother” ka qenë dëshirë e hershme për t’u bërë pjesë e tij?

Pjesëmarrja në “Big Brother” nuk bënte pjesë në planet e mia. Ishte thjeshtë një rastësi. Disa miq më shtynë të provoja duke më argumentuar që isha një tip i përshtatshme për të tilla spektakle. Madje, edhe kur u futa nuk kish menduar asnjë lloj strategjie. Dy javët e para, isha e sjellshme, e dashur më të gjithë, pastaj kur e kuptova se si funksiononte aty brenda, krijova një strategji.

Si u ndjetë gjatë qëndrimit në shtëpi?

Në fillim fare u ndjeva shumë mirë, më pas duke parë reagimet e banorëve të tjerë, vendosa t’i sillem secilit prej tyre, ashtu si gjithsekush e meritonte. Fillova t’i provokoja banorët dhe mendojë se ishte strategjia ime. Unë, kam bindjen se e kam realizuar mirë.

Jeni natyrë provokuese?

Jam provokuese me njerëzit që e meritojnë. Kur kam një raport me një person, dhe mendoj që ai person shtiret, unë normalisht, krijoj situata provokuese që të arrij ta bind atë që të më thojë atë që unë kam nuhatur. Unë mendoj se e kam realizuar deri më tani.

Çfarë morët dhe çfarë dhatë gjatë qëndrimit në “Big Brother”?

Mora diçka që do të më shërbej për gjatë gjithë jetës. Aty brenda njoha pjesë të vetës që nuk ia njihja më parë. Për shembull, nuk mendoja se do i rezistoja gjatë izolimit, por tani them se i rezistova më shumë nga çfarë e prisja. E përveç kësaj, përshtatshmëria me të tjerët, nervat, aty duhen shumë nerva. Qëndrimi në shtëpi ishte një lloj testi për mua, deri ku do të arrija!

E kuptuat që tërhoqët vëmendjen e publikut me sjelljen tuaj?

E kuptova veten time që isha në qendër të vëmendjes, kjo gjë u duke kur arrita në gjysmën e edicionit, aty fillova dhe të krijoja besimin e plot te vetja. Fillova të stabilizohesha dhe kuptova që strategjia që kisha zgjedhur po funksiononte më së miri. Ndërsa, ankth kam patur vetëm për pjesën e familjes, duke qenë në izolim e duke mos marr asnjë lloj lajmi nga bota jashtme, normal që ke ankth.

Historitë e dashurisë në “Big Brother” gjithmonë kanë joshur... Lidhja juaj ishte pjesë e joshjes?

Unë, kur u futa brenda në shtëpi isha e lidhur. Kisha 6 vjet me Janin, por dy vitet e fundit të lidhjes, marrëdhënia nuk funksiononte ashtu siç duhet të funksionoj një marrëdhënie e vërtetë. Lidhja ime ishte konsumuar, ishte shuar pasioni, dhe aty nën efektin e izolimit raporti me Anaidin sa vinte dhe bëhej më i fort. Unë u detyrova të deklaroja ndarjen time.

Mos u treguat egoiste?

Kjo nuk ka të bëj fare me egoizmin. Unë e bëra për vete, por edhe për njeriun që kisha jashtë, që edhe ai të mos ndihej keq për veprimet e mia dhe për sjelljen time. Kështu, do të isha më e qetë.

Kur e kuptuat që mes jush dhe Anaidit do të kishte diçka?

Që ditën e parë kur hymë në shtëpi dhe kur shkëmbyem shikimet me Anaidin, kuptova se diçka do të kishte mes nesh. Anaidi ishte beqar dhe unë kisha një lidhje, por lidhja ime ishte shumë e konsumuar. E deklarova ndarjen, që të mos ndihej keq edhe Jani nga përqafimet. Fillova të ndihesha shumë mirë nga përqafimet e Anaidit dhe aty fillojë të më vriste ndërgjegjja. Duhej të dilja e të thoja që me Janin ka marr fund, dhe ashtu bëra.

Çfarë ju pëlqen tek Anaidi?

Historia ime me të është shumë reale. Kishte raste që më dukej vetja si një çift që bashkëjetonim dhe kishim disa komshinj aty vërdallë. Anaidi, më pëlqen se është një mashkull shumë i fort. Unë i adhuroj meshkujt e fort dhe kam gjithmonë nevojë të kem në krah një mashkull të kompletuar. Është i dashur, i sjellshëm, inteligjent, shumë pozitiv, e vlerësoj shumë për humanizmin e tij. Dua që ai të jetë fituesi, se nuk e meriton askush më shumë se ai.

Marrëdhënia me Janin është komentuar shumë edhe në rrjetet sociale, jeni informuar pas daljes?

Po po, e kam parë dhe më vjen keq për këtë. Me Janin e deklarova ndarjen dhe i qëndroj atij vendimi. Unë Janin nuk e dashuroj më, por unë atë e dua pafund. Jemi familjarizuar shumë me njëri-tjetrin.

Të gjithë banorët ishin kundra jush, pse?

Sepse e zgjodha unë që t’i kisha kundra. Më mirë t’i kisha kundër duke i luftuar për hipokrizinë, se sa t’i kem afër duke i ditur që servilosen që të gjithë.

 
Janin e dua shumë, por nuk e dashuroj

Pasi Anaidi do të ketë dalë nga shtëpia, çfarë do të ndodhë me ju të dy?

Nga ana ime, mendoj se do të ketë një lidhje, e cila ka nisur që në shtëpi, por gjithsesi asnjëherë nuk i dihet gjërave. Shpresoj që kjo histori të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë, e besoj se dhe Anaidi dëshiron të njëjtën gjë. Nuk besoj se do të influencohet nga opinioni që është krijuar për mua jashtë shtëpisë. Ai e di shumë mirë si jam unë, ndryshe ndodhin gjërat brenda në shtëpi e ndryshe shihen situatat jashtë.

Tani që jeni jashtë, mund të na tregoni diçka më shumë mbi historinë tuaj, mbi Janin?

Jani ekziston, fillimisht më duhet të shuaj dyshimet se ai nuk është i vërtetë. Jemi njohur kur kam qenë në vit të dytë në fakultet. Ka qenë një lidhje shumë e bukur dhe e kam dashurshumë. Kam sakrifikuar shumë për atë lidhje, aq sa lashë mjekësinë dhe iu futa farmacisë, ngaqë është degë më e reduktuar dhe të mund t’i përballoja të dyja, edhe studimet, edhe Janin, pasi ai jeton në Athinë. Shumë shpesh ka ndodhur që të nisem në fundjavë për në Greqi e të kthehem të hënën në mëngjes, për të shkruar direkt për në fakultet. Pastaj gjërat u konsuamuan, sa vinin dhe ftoheshin, pasioni ftohej. Gjithsesi, ne të dy lidheshim shumë, derisa u familjarizuam me njëri-tjetrin. Unë e kam thënë edhe brenda në shtëpi, që Janin e dua shumë, jam e lidhur me të si familjarë, jemi shumë miq. Nëse ajo pjesë e publikut nuk e kupton që pas një lidhjeje 6-vjeçare mund të vazhdojë një miqësi shumë e sinqertë, është problem i publikut, jo i imi. Unë jam një njeri mendje hapur, që nuk e kam problem një gjë të tillë, unë mund ta trajtoj si mik ish të dashurin tim. Ai është miku im dhe do të vazhdojë të jetë i tillë.
 
"Arjan Konomi, homoseksual, nuk më gjykon dot për moral" 

Gjatë spektaklit të së shtunës, patët një “përplasje” me Arjan Konomin...

Po, unë ia thash Arjanit edhe në studio e doja t’i thoja edhe diçka tjetër: Si ka mundësi një njëri kaq i pamoralshëm sa ty arrin të më bëj mua moral. Është normale, njerëzit lidhen dhe ndahen çdo ditë. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Jeta ime private është e imja dhe e zgjedh unë se si do të veproj me të. Unë kam qenë shumë e qartë brenda shtëpisë. Nëse Arjani nuk e kupton që, pas një marrëdhënie 6-vjeçare, mund të qëndrojë një marrëdhënie miqësie e sinqertë dhe e fort, me vjen shumë keq për të. Ndërsa, unë e kuptoj dhe e ndihem shumë mirë.

Ju mendoni se ai foli me tendencë ndaj jush?

Me sa duket po. Unë e njoh edhe nga jashtë. Me zhgënjeu. Mendoja se ishte njeri i emancipuar. Shikoni, unë nuk kam asgjë kundër homoseksualeve, por Arjan Konomi është homoseksual. Tani, në momentin që ti je homoseksual, si ka mundësi që më gjykon mua se u lidha me një të dashur dhe u ndave me një tjetër. Pastaj, çfarë ka për t’u komentuar keq një person që nuk ka komplekse dhe që është mendje hapur, siç jam unë.

U përfol për një marrëdhënie seksual në shtëpinë e “Big Brother” ju çfarë keni për të thënë?

Po e them edhe nuk e kam problem fare. Sigurisht, bëra seks në “Big Brother”. Nuk ka asgjë të besh seks. Seksi për të rinjtë është nuk është për pleqtë. Nuk është se bëra ndonjë video porno. Bëra seks me të dashurin tim, në krevatin tim, poshtë batanijes, siç bëjnë të gjithë çiftet e reja. Nuk ka asgjë për t’u gjykuar.

Janin, e keni takuar?

Jo, por kemi folur shumë në telefon. Ne, gjatë kohës që lidhja jonë nuk shkonte ashtu siç duhej, i premtuam njëri-tjetrit që, nëse do të ndaheshim, do të ishim shumë miq dhe do i gjendeshim pranë njëri-tjetrit në të mirë e në të keqe.

Thatë diçka për Elonën në Big Brother....?

Elona u shfaq shumë keq duke më sulmuar mua, ndërkohë unë në fillim kam pasur shumë respekt për të. E trajtonte veten si një dëgjuese shumë të mirë, ndërkohë, po qe dëgjuese duhet të jesh edhe folëse e mirë. Të jetosh 24 orë në 24 më një njeri apo disa, normalisht, e krijon një ide se kush është njëri apo tjetri. Dhe unë arrij t’i njoh shumë mirë karakteret. Duke njohur Riken jashtë shtëpisë së “Big Brother”, dhe duke parë Elonën se si ndryshoj me futjen e Rikes në shtëpi, nuhata diçka. Mënyra se si e shikonte, se si sillej me të, kuptova se Elona vdes, mbaron për Riken. Ajo, u shfaq në publik si gocë me parime të forta sepse mohonte seksualitetin e saj. Elona është lesbike. Nga mënyra se si e shikon Riken... e ha me sy!

Për sa i përket familjes, çfarë komentesh keni marrë prej tyre?

Ata janë ndjerë shumë krenarë për mua. Mami ka qenë pak e mërzitur për pjesën që u ndava, nga një lidhje 6-vjeçare. Ajo nuk do kishte dashur kurrë që të ndahesha. Gjithsesi, ndjenjat janë ndjenja dhe ajo e di shumë mirë që unë nuk eci me plane dhe tashmë i ka kaluar edhe mërzia. Anaidin e ka shumë xhan, i pëlqejmë shumë të dy dhe e ka marrë malli shumë për mua.

Nessun commento:

Posta un commento