Social Icons

Pages

mercoledì 19 giugno 2013

Cyrus: Alkooli, më i dëmshëm se bari

Miley Cyrus ka folur në favor të kanabisit në një intervistë për revistën 'Rolling Stone' duke theksuar se "bari është shumë më pak i dëmshëm se alkooli". 

Kur u pyet nëse kishte tymosur ndonjëherë hashash, këngëtarja qeshi dhe tha: "Nuk mund t'i bësh dikujt këtë pyetje dhe të presësh një PO si përgjigje. Kam bërë një këngë me Snoop Dogg dhe nxirreni vetë përfundimin. Unë mendoj se alkooli është më i rrezikshëm se hashashi."

Më tej, Cyrus shtoi: "Kam parë shumë njerëz që janë shkatërruar nga alkooli, por ende nuk kam parë dikë që të jetë shkatërruar nga bari. Në Kaliforni është i ligjshëm kanabisi dhe ndërkohë që është i ligjshëm, mendoj se ka shumë gjëra të tjera më të rrezikshme.”

Nessun commento:

Posta un commento