Social Icons

Pages

mercoledì 19 giugno 2013

Perry: Pse dështoi martesa me Rusell Brand

Katy Perry ka folur për jetën e saj private duke u shprehur për revistën ‘Vogue’ se nuk ka kontaktuar më me ish-bashkëshortin e saj, Rusell Brand, që kur ai i dërgoi një mesazh duke i thënë se donte divorcin, para dy vitesh. 

Martesa Perry-Brand përfundoi në dhjetor të 2011-s, 14 muaj pasi u martuan në Indi.

“Rusell është shumë i zgjuar dhe kam qenë e dashuruar me të kur u martova, por puna bëri që martesa jonë të dështonte”, theksoi këngëtarja amerikane duke lënë të kuptohej se aktori 38-vjeçar nuk duronte dot të ishte i martuar me një femër të fortë si ajo.

“E pranoj që isha shumicën e kohës e zënë me turin dhe pranoj pjesën time të fajit. Kur e takova në fillim, ai donte barazi në marrëdhënie, por meshkujt kur janë në një marrëdhënie të barabartë e kuptojnë se nuk e përballojnë dot”, shpjegoi Katy.

Nessun commento:

Posta un commento