Social Icons

Pages

domenica 16 giugno 2013

Angela Martini, imazhi i Sherri Hill

Ardhja e zonjës së madhe të modës dhe fustaneve të saj unike në Shqipëri dhe udhëtimi i disa modeleve nga Kosova drejt vendeve të bukura dhe të vjetra të Jugut të Shqipërisë na bëri edhe ne shumë kureshtarë. Koleksioni më i ri i veshjeve të Sherrin Hill, ku tashmë janë realizuar edhe fototgrafitë nga modelet shqiptare shumë të zgjedhura, mes tyre edhe Miss Kosova 2012, Diana Avdiu, do të vijë nën aparatin e të madhit Fadil Berisha. Ne mësojmë se me një shumë të majme për të reklamuar veshjet dhe madje, zgjedhur edhe si imazh i zonjës Hill, është eleganca dhe sensualiteti i Angela Martinit. Arsyeja se pse ajo kishte zgjedhur bukuroshen shkodrane, është pasi këtë herë Hill në fustanet e saj kishte më tepër sensualitet, që i përshtatej shumë modeles shqiptare.

Nessun commento:

Posta un commento