Social Icons

Pages

lunedì 17 giugno 2013

Olta Gixhari, e impresionuar nga djali i Yllka Mujos si partner

Olta Gixhari, e impresionuar nga djali i Yllka Mujos si partner
Aktorët e serialit më të ri “triller” me titull “Millenium” të regjisorit Besnik Bisha kanë mbyllur pak ditë më parë xhirimet e filmit, me një darkë të organizuar në Tiranë, ku janë mbledhur të gjithë së bashku. Siç e shihni nga fotot, duket se aktorja protagoniste e këtij seriali me fund të hidhur, Olta Gixhari, shfaqet shumë e afeksionuar pas Amos Zaharisë, aktorit me të cilin ajo jeton një dashuri të pamundur në film. Duket se roli me djalin e Yllka Mujos i ka ngjitur shumë Oltës, e cila më pas ka vendosur një status në facebook posaçërisht për të, ndërsa thotë: “Sot, në ditën e fundit të xhirimeve të filmit ‘Millenium’, unë Olta e mrekullueshme Gixhari deklaroj se do bëj të pamundurën që e ndritura këmbë e imja nuk do të shkelë në asnjë shesh xhirimi pa praninë e të magjishmit Amos Zaharia”. Olta luan në film vajzën e quajtur Lori. Ajo provon një dashuri të pamundur me djalin që në film interpretohet pikërisht nga Amos Zaharia. Është kjo dashuri e pamundur një arsye që ia vështirëson akoma edhe me shumë jetën asaj si vajzë në moshën 20-vjeçare. Në filmin e bazuar në ngjarje reale nga Shqipëria e viteve 2000 interpretojnë aktorë, si: Ndriçim Xhepa, Enea Zhegu, Spiro Duni, e deri te më të rinjtë e tjerë, si Eralda Hitaj, Klea Huta etj.

Nessun commento:

Posta un commento