Social Icons

Pages

martedì 18 giugno 2013

Braktis Harry Potter për një rol të “rriturish”

Daniel Radcliffe, i cili është bërë i njohur në mbarë botën falë rolit të famshëm të magjistarit Harry Potter, është i gatshëm ta mbyllë atë kapitull.
Aktroi faktikisht është zgjedhur si protagonist i ghost-thriller-it “The Woman in Black”, i cili është bazuar në best-seller-in e Susan Hill.
“Një mundësi e re dhe e vërtetë për të performuar në një rol më të rritur dhe të zymtë – pohon James Watkins, regjisor filmit – Një udhëtim që e quaj tërheqës për të cilin shoh tepër adapt Daniel, që është shprehur tepër i gatshëm për këtë rol”.
Në këtë film ish magjistari është në rolin Arthur Kipps, një avokat londinez i epokës Viktoriane, që punësohet për të zgjidhur çështjen e trashëgimisë të një klienteje që ishte zhdukur kohët e fundit.
Një detyrë që e çon në një fshat të humbur, ku ai heton mbi një fantazmë misterioze në kërkim për hakmarrje”.
“Në ‘The Woman in Black’ është interpretimi më i mirë – pohon Radcliffe – në lartësinë e asaj çka u realizua në filmin e fundit të Harry Potter, që duhet thënë se për të vetmen herë më ka kënaqur. Shpresoj që këtu të kem realizuar një punë akoma më të mirë”.

Nessun commento:

Posta un commento