Social Icons

Pages

domenica 16 giugno 2013

Gruaja-vampire, 30 vite që pi gjak njeriu (VIDEO)


Kjo 45-vjeçare nga Wilkes Barre, Pennsylvania ka 30 vite që pi gjak njeriu pasi sipas saj kjo e mban të gjallë dhe energjike. Julia Caples, nënë e dy fëmijëve shprehet se ka pasur raste kur ka pirë edhe dy litra gjak në muaj.
“Kur unë nuk ndjehem mirë me një person dhe pi gjakun e tyre unë ndjehem më e fortë dhe më e shëndetshme. Unë e di që shkencërisht gjaku nuk ka shumë vlera ushqyese, por ka disa vlera që ndoshta ende nuk janë zbuluar. Unë ndjehem më e bukur se në çdo kohë tjetër kur marrë rregullisht gjaknjeriu. Unë jam gjithashtu ekstremisht e shëndetshme me shumë pak probleme shëndetësore dhe kam energji për të gjithë kohën. Ka pasur raste kur kam pirë edhe dy litra në muaj” shprehet 45-vjeçarja.
Gjithë veprimet ajo i bën në shtëpinë e saj nga donatorë “vampir’, të cilët ndjehen mire t’i nënshtrohen ca veprimeve pagane në trupin e tyre. Fiksimi i saj për të pirë gjak ka nisur që kur ka qenë adoleshente nga një puthje me një vajzë, të cilën e ka kafshuar dhe ka pirë gjakun e saj. Pas kësaj ajo nuk u ndal.

1

Nessun commento:

Posta un commento