Social Icons

Pages

lunedì 24 giugno 2013

Deklarata e Metës pas vrasjes në Laç. Sali Berisha nuk është më kryeministri i Shqipërisë,me banditë dhe gjak nuk qëndron dot(VIDEO)

Regjistrohet ngjarja më e rëndë e kësaj dite zgjedhjesh, ku një person ka mbetur i vdekur në Laç, pranë një qendre votimi dhe dy të tjerë janë plagosur. 

NjëLaç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 pranë gjimnazit të qytetit ” At Shtjefën Gjecovi” ku ndodhet edhe qëndra e votimit ku viktimë e të shtënave me armë ka mbetur 52-vjeçari Gjon Pjetër Gjoni, simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim ndërsa është plagosur kandidati i PD-së, njëkohësisht nënkryetari i qarkut të Lezhës Mëhill Fufi si dhe 39-vjeçari Kastriot Fufi i cili është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë.
Ndërkohë policia në lidhje me ngjarjen ka shpallur në kërkim shtetasit Enver Curri, dhe Kastriot Fufin.

Një dëshmitare okulare tha se ka dëgjuar të shtëna jashtë qendrës së votimit dhe se ajo bashkë me njerëz të tjerë janë shtrirë në tokë në gjendje ankthi dhe paniku për ngjarjen.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ku një përfaqësues i LSI-së humbi jetën pranë qendrës së votimit, ka shkuar në qytetin e Laçit, ku ka ndodhur ngjarja. 

Në një prononcim për median Rama është shprehur: “Ne jemi këtu për të apeluar pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje. Nuk ka asgjë që ndryshon fatin e këtyre zgjedhjeve dhe ne jemi të vendosur, të organizuar kudo për të mbrojtur çdo votë. Këto janë përpjekje për të trembur njerëzit, për të larguar nga kutitë qytetarët, për të diktuar një vullnet që është krejtësisht minoritar dhe që nuk mund t’i kundërvihet vullnetit të popullit shqiptar. E pra edhe njëherë tjetër, qetësi, pjesëmarrje, durim edhe në radhët e gjata. Kudo nëpër Shqipëri ne kemi informacion që ka një derdhje të njerëzve drejt kutive të votimit. Kjo duhet të vazhdojë deri në fund edhe këtu në Laç, edhe këtu në zonën e Kurbinit. Ne do të garantojmë votën dhe vullnetin e popullit. Ju lutem të gjithë qytetarëve familjarisht të dalin në votim. Nuk ka kriminel dhe nuk ka forca kriminale që mund ta pengojnë popullin të vendosë. Për më tepër edhe njëherë tjetër i them Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të ndahet përfundimisht nga ky flirt i patolerueshëm me forcat kriminale dhe t’a ndajë policinë nga ky bashkëpunim duke e vënë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të zgjedhjeve. Është një domosdoshmëri sepse kemi hasur në këto orë të fundit dhe në ditët e fundit, që nga Kukësi në gjithë zonë e veriut, një përpjekje të tillë, sepse ata e kanë kuptuar që edhe veriu do të vendosë bashkë me gjithë Shqipërinë për ndryshimin.”
 mbështetës i LSI-së është vrarë ndërsa 2 të tjerë janë plagosur ku mes tyre edhe kandidati i PD-së Mëhill Fufi mëngjesin e sotëm në 

Nessun commento:

Posta un commento