Social Icons

Pages

mercoledì 1 maggio 2013

Indi, Shet Foshnjën Në Facebook Për 11 Mijë Euro, Arrestohet

111-370x290Autoritetet në Indi arrestuan një burrë, i cili dyshohet se ka shitur një foshnjë në Facebook, kundrejt shumës së 11 mijë eurove. Mediat vendase bëjnë të ditur se bebja ishte rrëmbyer nga daja i nënës së tij, menjëherë pasi ajo e kishte sjellë në jetë në spital. Burri i kishte thënë mbesës së tij se kishte lindur një fëmijë të vdekur, por nëna e re nuk i kishte besuar gënjeshtrat dhe e kishte denoncuar në polici.
Pas denoncimit, policia zbuloi se burri e kishte shitur foshnjën tek një sipërmarrës, ndërsa pazaret i kishin bërë përmes Facebook-ut

Nessun commento:

Posta un commento