Social Icons

Pages

giovedì 4 luglio 2013

Prostituta më e famshme e Francës bëhet sipërmarrëse


Prostituta më e famshme e Francës bëhet sipërmarrëse
E konsideruar si ish-prostituta më e famshme e Francës, Zahia Dehar po përdor më së miri famën që fitoi pasi për shkak të saj, dy futbollistët e kombëtares, Frank Ribery dhe Karim Benzema rrezikuan që të dënohen me burgim. 

Zahia u vendos në qendër të një skandali në vitin 2009, pasi u mësua që futbollistët kishin pasur raporte seksuale të paguara me të, ndonëse ishte ende minore, gjatë moshës 16-17 vjeçare.

Futbollistët shpëtuan nga burgimi pasi Zahia dëshmoi se ata nuk e dinin moshën e saj të vërtetë kur paguan për shërbimin, por e vendosur në qendër të vëmendjes së mediave kombëtare, vajza me origjinë magrebine shfrytëzoi famën për t’u shndërruar në një modele të suksesshme, me pjesëmarrje në shumë pasarela dhe shumë koopertina revistash të fituara.




Tashmë, 21-vjeçarja, hedh një hap më shumë në karrierë, duke u shndërruar në një sipërmarrëse.




Zonjusha Dehar inaguroi këtë të enjte një dyqan veshjesh intime në Paris, ndërsa së shpejti do të zgjerojë linjën e saj edhe në Los Anxhelos e qytete të tjera në botë.



 

Nessun commento:

Posta un commento