Social Icons

Pages

lunedì 8 luglio 2013

I dashur, laj enët do të shpërblej me seks




Femrat gjithsesi dinë të jenë mirënjohëse. Këtë e tregon një hulumtim i bërë në Britani të Madhe. Kur meshkujt u ndihmojnë damave, ato me gjithë dëshirë i shpërblejnë me butësi në krevat.
Seksi si shpërblim – të dy gjinitë dinë të lozin me mençuri
Gjatë këtij hulumtimi, madje ty të tretat e femrave britanike kanë zbuluar se e shfrytëzojnë seksin si formë shpërblimi për partnerët e tyre. Ndërkaq, më bujare bëhen kur partnerët e tyre u ndihmojnë rreth punëve të shtëpisë.
Shumica e tyre, 65 për qind, pa ngurruar kanë pranuar se e aplikojnë sistemin e këtillë të shpërblimit, ndërsa vetëm 11 për qind syresh kanë ngurruar të japin përgjigje.
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 1.994 persona më të vjetër se 18 vjeç. Në mesin e tyre ka pasur edhe meshkuj. Edhe ata kanë deklaruar se nuk hamenden që me seks të shpërblejnë partneret e tyre. Këtë gjë më së shpeshti e bëjnë kur damat vendosin që bashkë me ta të shikojnë ndeshjen sportive.
Ç’duhet të bëjë mashkulli që të shpërblehet me seks:
1. T’i kryejë punët e shtëpisë – 39%
2. Të blejë dhuratë – 34 %
3. Të kujdeset për fëmijët – 28%
4. Të gatuajë drekën apo darkën – 21%
5. Të paguaj taksinë – 19%
Ç’duhet të bëjë femra që të shpërblehet me seks:
1. Të shikojë ndeshjen sportive – 35%
2. Të ndihmojë në kryerjen e punëve të shtëpisë – 31%
3. Të paguajë taksinë – 29%
4. Të kujdeset për familjen – 22%
5. T’i lejojë mashkullit të dalë në mbrëmje me miqtë – 17%. 

Nessun commento:

Posta un commento