Social Icons

Pages

lunedì 1 luglio 2013

Si ta shpëtoni lëkurën tuaj nga plakja?

Dy gjërat kryesore që ju mund të bëni për të mirën e lëkurës tuaj janë të mos pini duhan dhe të mos i ekspozoheni rrezeve të tepërta të diellit. Por mos mendoni se të hiqni duhanin do të mbroni lehtësisht lëkurën tuaj nga ajo e cila tashmë ka ndodhur. Fatkeqësisht, femra te reja po vazhdojnë të pinë duhanin. Është një ndër gjërat më të këqija, pas rrezeve të diellit, që ju mund t’i bëni lëkurës tuaj.” Shenjat e plakjes mund të jenë ende delikate në të tridhjetat.
Përdorni çdo ditë krem kundër diellit. Në mot me shi apo diell, për çdo sezon të vitit, përdorimi i kremrave apo locioneve të tilla duhet të jetë pjesë e rutinës tuaj ditore. Aplikoni kremin kundër diellit ashtu siç thuhet në etiketë. Shumica e njerëzve nuk e vënë atë në sasi të mjaftueshme, prandaj bëhuni liberale kur ju aplikoni atë, dhe riaplikojeni atë çdo një deri në tre orë, varësisht nga sasia e djersitjes, notit apo ekspozimit direkt të lëkurës tuaj në rrezet e diellit, citon noa.
Shmangni rrezatimin, si brenda ashtu edhe jashtë. Rrezatimi është një ndër gabimet më të mëdha për lëkuren. Dëmtimi i lëkurës me rrezatime ultraviolete e bënë atë të duket edhe më keq. Gjithashtu edhe ekspozimi i tepruar në diell mund të shkaktojë njolla të lëkurës dhe dëmtim të elastinit dhe kolagjenit.
Përdorni syze dielli. Ato do të mbrojnë sytë tuaj nga dielli e gjithashtu edhe pjesën delikate të lëkurës përreth syve. Madje, ju nuk do te krijoni më shumë rrudha nga lëvizja e syve gjatë gjithë kohës.
Përdorni kapele apo rroba mbrojtëse nga dielli. Përdori këto së bashku me kremin kundër diellit. Kapelat me mbrojtëse përpara janë zgjedhje shumë e mirë.
Mos pini duhan. Pirja e duhanit është lajm i keq për secilën pjesë të trupit. Në lëkurën tuaj, pirja e duhanit shkakton avari të kolagjenit dhe ngushton enët e gjakut që bartin oksigjen dhe lëndë ushqyese në lëkurën tuaj. Pirja e duhanit në shumicën e rasteve shkakton rrudha të hershme të lëkurës tuaj. Me kalimin e kohës thonjtë dhe gishtat me të cilët pini duhan marrin ngjyrë të verdhë.
Shmangni përdorimin e tepruar të alkoolit. Një pije me shokë apo një gotë verë gjatë darkës është në rregull. Por përdorimi i tepruar i alkoolit dehidraton lëkurën tuaj dhe zgjeron enët e gjakut.
Shmangni dietat dhe kërkoni ndihmë për çrregullimet në ushqim. Çrregullimet në ushqim, siç është anoreksia apo bulimia, i japin stres dhe e dëmtojnë të gjithë trupin, përfshirë këtu lëkurën, flokët dhe thonjtë tuaj. Këto janë çrregullime serioze madje kërcënuese për jetën tuaj, prandaj kërkoni menjëherë ndihmë profesionale. Fitimi dhe humbja e peshës në mënyrë të përsëritur mund të shkaktoj një varje të lëkurës.
Përdorni retinoid apo retinol. Retinoidet janë ilaçe të fytyrës të përshkruara me recetë nga mjeku, që e ndihmojnë lëkuren që të duket sa më e re. Retinolet janë një formë më e lehtë e ilaçeve që jepen edhe pa recetë nga mjeku.
Konsideroni përdorimin e antioksidantëve. Për gratë në të njëzetat, gjëja themelore për kujdesin e lëkurës së tyre është larja me një pastrues të butë, duke përdorur krem gjatë natës. Gjithashtu preferohet përdorimi i serumeve që përmbajnë peptide dhe antioksidante, siç janë Çaji i Gjelbërt, dhe Vitamina A, C dhe E.
Konsideroni trajtimin për lëkurën e re të dëmtuar. Nëse ju keni dëmtime të lëkurës nga dielli apo janë shfaqur puçrrat në fytyrën tuaj, microdermambrisioni, zhveshja e lëkurës dhe trajtimi me laser mund t’ju ndihmojë.

Nessun commento:

Posta un commento