Social Icons

Pages

lunedì 1 luglio 2013

Ndahet çifti Scherzinger-Hamilton


Ndahet çifti Scherzinger-Hamilton
Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton janë ndarë pas pesë vitesh bashkë. Këngëtarja dhe piloti i Formulës 1, të cilët bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2007, i kanë dhënë fund asaj për shkak të axhendës së ngjeshur që nuk i lejonte të takoheshin shpesh. 

Një burim tha për ‘Daily Mail’: “Nicole është shumë e trishtuar.”

Ish-pjesëtarja e grupit Pussycat Dolls është parë gjithmonë gjatë këtyre viteve duke mbështetur të dashurin e saj në bokset e McLaren (gjatë këtij viti në bokset e Mercedes).

Kjo nuk është ndarja e parë e çiftit. Në janar të vitit 2010, Hamilton dhe Scherzinger u ndanë për tu pajtuar disa muaj më pas. Gjithashtu janë ndarë në fund të vitit 2011 për tu bashkuar sërish në fillim të vitit 2012.

A do të jetë kjo ndarja përfundimtare?

Nessun commento:

Posta un commento