
Depp vendosi të thyejë këtë heshtje dhe të flasë në publik për krizën në martesën e tij me Vanessa-n, për fëmijët, për karrierën si dhe për të treguar “verbërinë e tij”.
Në një intervistë për revistën “Rolling Stone”, aktori i “Piratët e Karaibeve” tha se është e vështirë t’i japësh fund një lidhje martesore, sidomos kur në mes qendrojnë fëmijë, por shtoi se vitet e fundit raporti i tij me Paradise ishte ftohur ndjeshëm.
“Marrëdhëniet janë shumë të vështira, sidomos në profesionin tim. Jam gjithë kohës i larguar, ose familja është e larguar. S’ishte e lehtë për të, s’ishte e lehtë për mua, s’ishte e lehtë për fëmijët. Por mendoj se duhet të jemi të sinqertë me fëmijët tanë”, deklaroi Depp.
Ai tha se është krejtësisht i verbër në syrin e majtë, ndërsa me të djathtin i nevojiten syzet e tij.
“Nuk shoh dot më shumë se pak centimetra nga hunda ime kur jam duke luajtur nëpër filma karaktere që nuk mbajnë syze”, tha aktori.
50-vjeçari rrëfeu se cdo ditë mendon të tërhiqet nga karriera e tij si aktor dhe la të kuptohej se një gjë e tillë, në mos më parë, me siguri do të ndodhë kur të mbushë 60 vjeç. Aktualisht Depp shoqërohet ma Amber Heard me të cilën luajti në filmin “Rum Diary”.
Nessun commento:
Posta un commento