
Paparacët kanë fotografuar tenisten e famshme amerikane në Miami Beach të Floridës, ku sportistja amerikane ishte së bashku me disa shoqe të saj. 31-vjeçarja ka fituar deri tani 16 Grand Slam-e në karrierë dhe po përgatitet për një nga turnetë më të rëndësishëm të vitit në tenis, Uimbëlldonin.
Një nga legjendat e tenisit, John McEnroe, e ka cilësuar Serenën si tenisten më të mirë të historisë: “Serena mund të arrijë gjithçka nëse do. Nëse është e motivuar, është shumë e vështirë ta ndalosh.”
Sigurisht që me një fizik të tillë është e vështirë ta përballosh një kundërshtare si Serena.
Nessun commento:
Posta un commento