
“Një stuhi diellore rrezikon ta lërë Tokën në terr për 2 vjet, jo
vetëm Shtetet e Bashkuara, por edhe të gjithë pjesën tjetër të vendeve
evropiane dhe vendeve aziatike”.
Alarmi vjen nga Administratori i Përgjithshëm i NASA-s, Charles Bolden, citon noa, mediat amerikane që publikuan lajmin.
Ai thotë se “një stuhi e tillë e fuqishme diellore mund të jetë
shkatërruese në Tokë, ashtu si dhe intensifikimi i fenomeneve
atmosferike të tilla si tornadot dhe katastrofat natyrore në
përgjithësi.
“Në këtë pikë, – vijon z.Bolden, – unë mendoj se ka ardhur koha që të
marrim masa të forta parandaluese për t’u marrë me këtë lloj fenomeni”.
Kjo deklaratë është bërë publikisht nga administratori i NASA-s
Charles Bolden gjatë një forumi diskutimi mbi ngjarjet ekstreme që
shkaktohen nga hapësira.
“Një stuhi e fuqishme diellore në fakt, do të jetë në gjendje të lërë
në errësirë gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një ose dy
vjet në errësirë, duke shkaktuar dëme të mëdha për popullsinë. Impiantet
e trajtimit të ujërave të zeza, centralet bërthamore, satelitët dhe
strukturat e tjera duhet të jenë të mbrojtura absolutisht nga ky lloj
fenomeni”, – ka thënë Bolden.
Tani, një tjetër mesazh shumë i rëndësishëm është drejtuar për të
gjithë dhe jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për vendet
europiane ku ndodhen infrastruktura më të rrezikuara në këtë drejtim.
Nga ana tjetër, pritet të ngrihet një komision i Organizatës së
Kombeve të Bashkuara për rrezikun dhe kontrollin e fenomeneve të
hapësirës.
“Duke punuar së bashku, mund të shpëtojmë jetën e shumë njerëzve”, – ka deklaruar dr. Bolden